Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Arrestohet pronari i një objekti hotelerik dhe shtetase të huaja në Dobridoll të Gostivarit

Policia ka kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Dobridoll të Gostivarit dhe ka arrestuar pronarin dhe dhjetë persona të gjinisë femërore.

Gostivar, 8 gusht 2020 (MIA) – Policia ka kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Dobridoll të Gostivarit dhe ka arrestuar pronarin dhe dhjetë persona të gjinisë femërore.

Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm rreth orës 2:00, inspektorë policor kanë kryer bastisje në objektin hotelerik dhe hapësira tjera ndihmëse, pronë e personit R.B (46) nga fshati Dobridoll. Ai më parë ka qenë i dyshuar “për prodhim të palejuar dhe lëshim në prodhim të lëndëve narkotike dhe substanave tjera psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit policia ka kapur 10 persona të gjinisë femërore të moshës 21 dhe 39 vjeçe, prej të cilave tre janë shtetase të Maqedonisë së Veriut, gjashtë shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Kosovës.

Pronari dhe personat e kapur në hotel janë privuar nga liria nën akuzat për shkelje të nenit 418 të Kodit penal, respektivisht për kryerjen e veprës penale “Trafikim me qenie njerëzore”. Pas zbardhjes së rastit dhe procedurës në fjalë do të ngritën parashtresa adekuate. fab/

Back to top button
Close
Close