KronikëPolitikë

Arrestohet një gostivaras për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.]

 Nëpunësit policorë të SPB Tetovë - Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar dje në Dobridoll e ka privuar nga liria V.Xh. (57) sepse gjatë kontrollit të zbatuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në kafiterinë e tij janë hasur 12 mysafirë.

Shkup, 18 mars 2020 (MIA) – Nëpunësit policorë të SPB Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar dje në Dobridoll e ka privuar nga liria V.Xh. (57) sepse gjatë kontrollit të zbatuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në kafiterinë e tij janë hasur 12 mysafirë.

Nga MPB bëjnë të ditur se ai ka vepruar në kundërshtim me vendimin, masat  dhe rekomandimet qeveritare për mbrojtje nga virusi Kovid-19 dhe ka kryer vepër penale “mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal.

V.Xh. është mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe gjatë ditës do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close