Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Arrestohet i dyshuari për automjetet e djegura të EVN-së në Tetovë

Policia e Tetovës kumtoi se mbrëmë rreth orës 1:30 kanë arrestuar një burrë 43 vjeçar nga qyteti, për të cilin dyshojnë se ka shkaktuar zjarr  në dy automobila, pronësi të EVN Maqedoni. Ai është arrestuar në rrugën "Lenin" në afërsi  të njërit nga dy vendet  ku kishte zjarr.

Tetovë,  14 gusht 2020 (MIA) – Policia e Tetovës kumtoi se mbrëmë rreth orës 1:30 kanë arrestuar një burrë 43 vjeçar nga qyteti, për të cilin dyshojnë se ka shkaktuar zjarr  në dy automobila, pronësi të EVN Maqedoni. Ai është arrestuar në rrugën “Lenin” në afërsi  të njërit nga dy vendet  ku kishte zjarr.

“Nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e kanë privuar nga liria K.O (43) nga Tetova, për shkak të dyshimit se në periudhën  prej orës 00:40 deri në 01:10 në rr. “Ivo Ribar Lola” në Tetovë   ka shkaktuar  zjarr në automjetin  “daçija daster” me targa të Shkupit, dhe automjetin “nisan” me targa të Shkupit, të dyja pronësi e “EVN”-së, të cilat tërësisht janë djegur. Gjithashtu nga zjarri është përfshirë edhe  automjeti “golf” me targa të Tetovës. K.O. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet  padi përkatëse”, potencojnë nga SPB Tetovë.

Zjarret  në të dy vendet  mbrëmë i kanë shuar ekipet e Njësisë territoriale të zjarrfikësve Tetovë. as/sa/

Back to top button
Close
Close