BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Arrestohen tre iranianë për shitje të foshnjave përmes Instagramit

Policia iraniane ka arrestuar tre persona të dyshuar për tentim të shitjes së foshnjave përmes rrjetit social Instagram, ka bërë të ditur sot agjencia Isna.

Teheran, 24 qershor 2020 (MIA) – Policia iraniane ka arrestuar tre persona të dyshuar për tentim të shitjes së foshnjave përmes rrjetit social Instagram, ka bërë të ditur sot agjencia Isna.

“Janë arrestuar tre persona të cilët kanë dashur të shesin foshnje”, ka deklaruar shefi i policisë së Teheranit, Hosein Rahimi.

Ai ka precizuar se njëra nga foshnjat ka qenë e vjetër vetëm 20 ditë, ndërsa i dyti dy muaj.

Policia ka arrestuar personat pasi “shitjen e foshnjave e kanë reklamuar në Instagram”. Fotografitë e foshnjave janë shpërndarë në 10 deri 15 profile të rrjetit social.

“Foshnjat janë blerë për 226 deri 450 euro, derisa janë shitur për 1.800 deri 2.250 euro”, ka deklaruar Rahimi pa dhënë detaje shtesë.

Ai ka shtuar se foshnjat i janë dhënë shërbimit social. fab/

Back to top button
Close
Close