
Sietëll, 27 korrik 2020 (MIA) – Në protestat në Sietëll janë arrestuar 45 persona nën akuzën për sulm dhe obstruksion ndaj nëpunësve policorë, ndërsa 21 policë janë lënduar nga gjuajtja me mjete piroteknike, kumtoi sot policia lokale.
Demonstruesit kanë hedhur me gurë, bombola gazi, mjete piroteknike dhe shpërthime të tjera, theksoi policia, duke shtuar se disa nga lëndët kanë shkaktuar zjarr.
Në protestat, të cilat policia i përshkroi si “të dhunshme”, një polic është hospotalizuar me lëndime në këmbë të shkaktuara nga mjeti shpërthyes.
Në Sietëll u mbajtën protesta për shkak të brutalitetit policor dhe racizmit sistematik, si dhe në zonën prej gjashtë blloqeve, të cilat janë nën kontrollin e demonstruesve, pasi policia e braktisi. fb/