BotëBotë.Portal

Armata izraelite vrau një dhe plagoi dy palestinezë në Bregun Perëndimor

- Armata izraelite bëri të ditur se disa pjesëtarë të saj kanë gjuajtur ndaj një grupi të palestinezëve, për të cilët kanë besuar se po përgatisin sulm ndaj automjeteve izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor.

Jerusalem, 20 gusht 2020 (MIA) – Armata izraelite bëri të ditur se disa pjesëtarë të saj kanë gjuajtur ndaj një grupi të palestinezëve, për të cilët kanë besuar se po përgatisin sulm ndaj automjeteve izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor.

Sipas autoriteteve palestineze në këtë incident është vrarë një palestinez 16-vjeçar, ndërsa janë plagosur dy djem.

Zëdhënësja e armatës izraelite deklaroi se ushtarët kishin hapur zjarr pasi kishin vërejtur se palestinezët bartnin mjete djegëse dhe përgatiteshin që të digjnin goma automobili në momentin kur kalonin veturat izraelite.

Organizata islamike militante Hamas përmes një kumtese shfaqi keqardhje për vdekjen e palestinezit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close