Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Arifi: Tendenca është në periudhën e pranverës të rikonstruojmë sa më shumë rrugë që është e mundur në Tetovë

Komuna e Tetovës sot filloi me vendosjen e asfaltit të ri në tre rrugë, ndërsa kryetarja e Komunës Teuta Arifi e shënoi si fillim të periudhës së rindërtimit të një numri të madh rrugësh. Sot, u asfaltuan rrugët "Boro Vuliq", "Andreja Stojanoviq" dhe "103" në një gjatësi të përgjithshme prej 500 metrave ose 2500 metra katrorë.

Back to top button
Close
Close