BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Argjentina vendos karantinë për të gjithë qytetarët

- Në Argjentinë është miratuar dekret, që rekomandon vetizolim të detyrueshëm për të gjithë qytetarët për shkak të pandemisë me koronavirusin. Masa hyn në fuqi sonte në mesnatë dhe do të vlejë deri më 31 mars. 

Buenos Aires, 20 mars 2020 (MIA) – Në Argjentinë është miratuar dekret, që rekomandon vetizolim të detyrueshëm për të gjithë qytetarët për shkak të pandemisë me koronavirusin. Masa hyn në fuqi sonte në mesnatë dhe do të vlejë deri më 31 mars.

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez deklaroi se qytetarët do të mund t’i lëshojnë shtëpitë e tyre vetëm për shkak të blerjes së ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të tjera të nevojshme.

“Të gjithë ata që do të gjenden në rrugë pa pasur ndonjë nga shkaqet e lartpërmendura do të dënohen sipas kodit penal”, theksoi Fernandez, duke shtuar se xhandarmeria dhe policia do të kontrollojnë se a respektohen masat.

Në Argjentinë nga 12 marsi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të situatës në sektorin shëndetësor. Të gjithë personave, të cilët nuk janë shtetas të Argjentinës iu ndalohet hyrja në vend, ndërsa nuk janë të lejuara as ngjarje publike masive, ndërsa shkollat janë mbyllur. Edhe këto masa do të vlejnë deri në fund të muajit.

I sëmuri i parë nga koronavirusi në Argjentinë është regjistruar më 3 mars. Deri më tani janë infektuar 128 persona, prej të cilëve tre humbën jetën. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close