0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Ardhmëria e Obamejangut në Arsenal varet nga finalja e FA Kupës

E ardhmja e sulmuesit Pjer-Emerik Obamejang në Arsenal do të vendoset pas finales së FA Kupës, transmeton "Goal.com".

Londër, 30 korrik 2020 (MIA) – E ardhmja e sulmuesit Pjer-Emerik Obamejang në Arsenal do të vendoset pas finales së FA Kupës, transmeton “Goal.com”.

Sipas burimit, 31-vjeçari do të pranojë të qëndrojë në ekip nëse fiton, sepse dëshiron të luajë në garat evropiane.

Në rast humbjeje, “topçinjtë” do të privohen nga mundësia për të luajtur në garat evropiane në sezonin 2020/21.

Finalja e FA Kupës, Arsenal – Çellsi, do të luhet të shtunën, më 1 gusht.

Në sezonin 2019/20, Obamejang luajti 43 ndeshje për Arsenalin, duke shënuar 27 gola dhe tre asistime. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close