0_Sport,PortalSport

Arben Shemallari në shtator synon titullin WBF ose UBO

Boksieri i “Arena Ring Management Promotion”, Arben Shemallari ka filluar sezonin e ri me një fitore shumë të rëndësishme ndaj boksierit bullgar, Samuil Dimitrov

Shkup, 16 shkurt 2020 (MIA) – Boksieri i “Arena Ring Management Promotion”, Arben Shemallari ka filluar sezonin e ri me një fitore shumë të rëndësishme ndaj boksierit bullgar, Samuil Dimitrov.

Kështu i ka shënuar një rekord pozitiv prej 7 fitoreve në boksin profesionist duke mos pësuar asnjëherë. Këto suksese sipas Arbenit po vijnë pas bashkëpunimit të madh që ka me menaxherin e tij, Avdyl Salihu dhe të gjithë ata që e mbështesin.

“Për ndeshjen me bullgarin kam qen shumë i përgatitur, andaj edhe arrita ta fitoj të njëjtën qysh në raundin e parë. Falënderoi familjen time që më mbështet maksimalisht, sponsorët e mi që mi plotësojnë të gjitha kërkesat si dhe falënderim i veçantë shkon për menaxherin tim, Avdyl Salihu i cili po bën një punë të shkëlqyer më mua dhe kjo po shihet nga rezultatet që po i shënojmë”, tha Shemallari, i cili beson shumë se sivjet do t’i jepet mundësia të ndeshet për titull evropian.

“Me bisedën që kam pasur me menaxherin tim në plan është një ndeshje që do zhvillohet në Wiesbaden në muajin shtator e që e njëjta do të jetë për titull WFB ose UBO, mirëpo vendimin do ta japin federatat përkatëse. Shpresoj se deri në shtator do kem edhe dy ndeshje kurse më pas do të përgatitem për synimin më të madh në jetë e ai është titulli”, tha Shemallari. fab/

Back to top button
Close
Close