BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Apostollova pret që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejtë

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostollova, pas vizitës së sotme në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaroi se Brukseli është i interesuar që Qeveria e re e Kosovës që formohet sa më shpejtë, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 22 janar 2020 (MIA) – Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostollova, pas vizitës së sotme në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaroi se Brukseli është i interesuar që Qeveria e re e Kosovës që formohet sa më shpejtë, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Apostollova deklaroi se vizita në LDK, si parti e cila në zgjedhjet parlamentare të tetorit ishte renditur e dyta, pas Lëvizjes Vetëvendosje (VV), është në kuadër të vizitave të zakonshme të cilat ua bën subjekteve politike në vend.

“Kjo është një vizitë normale të cilën e bëjmë edhe te partitë e tjera dhe nuk kam ndonjë lajm të veçantë për ju. Ne sigurisht dëshirojmë ta shohim qeverinë e re dhe dëshirojmë ta shohim sa më shpejtë”, iu tha Apostollova gazetarëve.

Paraprakisht, të hënën, më 20 janar, selinë e LDK-së e vizitoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Kosnet, ndërsa mbrëmë edhe ai i Britanisë së Madhe, Nikollas Abot.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit të djeshëm me Abot, konfirmoi se diplomatët perëndimorë në Kosovë insistojnë në formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re, gjegjësisht në arritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së së Albin Kurtit.

Partitë e deritanishme opozitare VV dhe LDK fituan në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë, me atë që partia e Kurtit fitoi  26,27, përderisa ajo e Mustafës 24,55 për qind të votave.

Negociatat për formimin e qeverisë së përbashkët të dyja partitë i filluan menjëherë pas publikimit të rezultateve të para nga votimi, megjithatë edhe më tutje nuk mund të pajtohen për ndarjen e funksioneve.

VV-ja të hënën e emëroi liderin e saj për mandatar për formimin e qeverisë së re dhe prej aty filloi të rrjedhë afati prej 15 ditëve në të cilat Kurti duhet t’ia dorëzojë Kuvendit propozimin për përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm. fc/

 

Back to top button
Close
Close