0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Apel për shfrytëzim racional të ujit për pije në Dibër

Ndërmarrja komunale publike e Dibrës "Standard" dërgoi apel deri te konsumatorët, për shfrytëzim racional të ujit për pije.

Dibër, 4 gusht 2020 (MIA) – Ndërmarrja komunale publike e Dibrës “Standard” dërgoi apel deri te konsumatorët, për shfrytëzim racional të ujit për pije.

Ky apel bëhet për shkak të  kërkesës së rritur nga temperaturat e larta, por më së shumti për shkak të keqpërdorimit.

“Apelojmë deri te konsumatorët të jenë më të kujdesshëm dhe të tregojnë humanitet dhe racionalitet  gjatë shfrytëzimit të ujit për pije. Kjo kërkesë bëhet me qëllim që në këtë periudhë të pandemisë ujë të ketë secili. Përmendim se nuk lejohet  ujitja e sipërfaqeve bujqësore dhe të tjera me ujin për pije,  larjen e trotuareve dhe automjeteve. mbushja e puseve, pishinave për qëllime rekreative dhe veprime tjera,  të lidhura me harxhimin e ujit për pije për  qëllime tjera”, thotë Mazllum Lleshi drejtor i Ndërmarrjes komunale publike “Standard”.

Shton se qytetarët të cilët nuk do ta respektojnë  këtë do të hiqen nga rrjeti i ujësjellësit, sipas nenit 33 të Ligjit për furnizim me ujë. Kjo bëhet me qëllim që të mundësohet  furnizimi  normal me ujë për pije  te ato shfrytëzues të cilët rregullisht  i paguajnë fakturat për ujë të harxhuar dhe janë shfrytëzues racional të ujit.

Para më shumë se një muaji në Dibër është vendosur restriksion tetë orësh dhe atë prej orës 13:00 deri në orën 17:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, e cila, potencon  drejtori Lleshi, mund të jetë më e gjatë, nëse qytetarët nuk vetëdijësohen. vt/sa/

Back to top button
Close
Close