0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

AP e KB-së: Kriza e koronës do ta rrisë tregtinë me njerëz

 Agjencia Policore e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se masat më restriktive për parandalim të përhapjes së Kovid-19 do të sjellin në rritje afatgjatë të tregtisë me njerëz, transmeton "Gardian"-i.

Nju-Jork, 15 maj 2020 (MIA) – Agjencia Policore e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se masat më restriktive për parandalim të përhapjes së Kovid-19 do të sjellin në rritje afatgjatë të tregtisë me njerëz, transmeton “Gardian”-i.

Në raportin e saj të fundit, Zyra e OKB-së për drogë dhe kriminalitet (UNODC) analizon skenarë potencialë për atë si kriza mund të ndikojë në tregtinë me njerëz dhe trafikimin, i cili vazhdon edhe krahas mbylljes së vendeve evropiane. Edhe pse numri i lëvizjeve në rrugë të caktuara është ulur, mbyllja e kufijve me siguri do ta rrisë kërkesën për shërbime të trafikimit që t’u mundësohet  njerëzve t’i kalojnë kufijtë.

“Sipas hulumtimit të UNOCD, nga analiza e ndikimit paraprak të ekonomisë mbi tregtinë me njerëz tregon se rimëkëmbja e pabarabartë nga kriza ekonomike globale do ta rrisë rrezikun nga  eksploatimi i njerëzve të cilët kërkojnë jetë më të mirë në vendet të huaja. Kjo do të mund të jetë edhe më dramatike nëse rënia ekonomike është e kombinuar me rregullim më të ashpër të lëvizjes”, thonë nga agjencia.

Këto ndikime negative mund ta ulen me investim në rimëkëmbjen ekonomike, si dhe në vendet e zhvilluara, ashtu edhe vendet në zhvillim, si dhe me sigurimin e rrugëve të sigurta për udhëtim legal për refugjatët dhe emigrantët, si dhe me statusin legal të emigrantëve në vende të caktuara, shtohet në raport. ar/

Back to top button
Close
Close