0_Sport,PortalSportTenis

Anulohet turniri i sivjetshëm në Uimbëlldon, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore

Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është anuluar turniri i tenisit në Uimbëlldon, ndërsa edicioni 134-të do të mbahet prej 28 qershor deri 11 korrik të vitit 2021, kumtuan All England Club (AELTC). Shkak për këtë është brengosja për shëndetin e njerëzve, lidhur me përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Londër, 1 prill 2020 (MIA) – Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është anuluar turniri i tenisit në Uimbëlldon, ndërsa edicioni 134-të do të mbahet prej 28 qershor deri 11 korrik të vitit 2021, kumtuan All England Club (AELTC). Shkak për këtë është brengosja për shëndetin e njerëzve, lidhur me përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

“Menduam në shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve që marrin pjesë në Uimbëlldon – shikues, lojtarë, mysafirë, anëtarë, personel, vullnetarë, partnerë, punëtorë dhe popullata lokale”, porositën organizatorët.

Për shkak të pandemisë, tenis profesional nuk do të luhet askund, të paktën deri më 13 korrik.

Back to top button
Close
Close