0_Sport,PortalTenis

Anulohet Mastersi i tenisit në Majami

Turniri i tenisit në Majami, i cili është dashur të fillojë për dy javë është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus, transmetoi "Skaj Italia".

Majami, 12 mars 2020 (MIA) – Turniri i tenisit në Majami, i cili është dashur të fillojë për dy javë është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus, transmetoi “Skaj Italia”.

Majami open është turniri i dytë në nivel kaq të lartë, i cili anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë javë një turnir i ngjashëm nuk mbahet në Indian Uells në Kaliforni.

Mëngjesin e sotëm është marrë vendim për stopim edhe të finales së plej-ofit të Kupës së federatave, të caktuar për nga mesi i prillit. Ndeshjet e këtyre garave janë anuluar për një kohë të pacaktuar. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close