0_Magazinë.PortalMagazinëSkena

Anulohet koncerti i Placebos në Shkup

Koncerti i Placebos në Shkup i planifikuar për më 25 qershor në stadiumin e armatës nuk do të mbahet, ndërsa  janë anuluar edhe të gjitha koncertet e tyre të tjera në kuadër të turit 2020, njoftoi Avalon Prodakshën.

Shkup, 20 maj 2020 MIA) – Koncerti i Placebos në Shkup i planifikuar për më 25 qershor në stadiumin e armatës nuk do të mbahet, ndërsa  janë anuluar edhe të gjitha koncertet e tyre të tjera në kuadër të turit 2020, njoftoi Avalon Prodakshën.

Jemi duke punuar në datat për turin e ri të ardhshëm  për vitin 2021, ndërsa më shumë për këtë do të dihet në mes të shtatorit.

Të gjithë ata që kanë blerë bileta dhe nuk duan të presin, do të mund t’i marrin paratë e tyre nga e mërkura e ardhshme, 27 maj, nga ora 9 e mëngjesit. Rimbursimet do të bëhen në mënyrën dhe në vendin ku janë blerë biletat. mb/

Back to top button
Close
Close