0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Anomali misterioze magnetike mbi Tokë

- NASA tashmë disa vite në mënyrë aktive ndjek një anomali të jashtëzakonshme në fushën magnetike të Tokës. Bëhet fjalë për fushë më të madhe me intensitet më të vogël magnetik në qiellin mes Amerikës Jugore dhe Afrikës. 

Huston, 18 gusht 2020 (MIA) – NASA tashmë disa vite në mënyrë aktive ndjek një anomali të jashtëzakonshme në fushën magnetike të Tokës. Bëhet fjalë për fushë më të madhe me intensitet më të vogël magnetik në qiellin mes Amerikës Jugore dhe Afrikës.

Ky fenomen, i quajtur Anomalia Jugore-Atlantike (AJA), me vite i huton shkencëtarët. Satelitët janë veçanërisht të ndjeshëm për fuqinë e dobësuar të fushës magnetike në kuadër të anomalisë, sepse për këtë ata janë më të ekspozuar në grimcat e Diellit, shkruan revista “Sajens alert”.

AJA në përgjithësi nuk ndikon në jetën në Tokë, por ka efekt ndaj lëvizjes së satelitëve dhe fluturakeve hapësinore, përfshirë edhe Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Kur fluturakja hapësinore kalon përgjatë anomalive, sistemet e tyre teknologjike mund të përballen me defekt nëse goditen nga protonet me energji të lartë.

Konsiderohet se burimi themelor i anomalisë është vorbull i hekurit të shkrirë në thelbin e Tokës, Lëvizja e kësaj mase metalike krijon rryma elektrike të cilat pasqyrojnë fushën magnetike rreth Tokës, dhe duket, kjo jo gjithkund është e njëjtë.

Edhe pse ky është mister i madh për shkencëtarët, hulumtimet e para pak kohe ofruan disa kontrolle në shkaqet dhe pasojat e kësaj dukurie të jashtëzakonshme. Kështu, për shembull, NASA në vitin 2016 publikoi një punim ku zbulohet se anomalia dalëngadalë lëviz në drejtimin veriperëndimor. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close