BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Anketë: Shqiptarët “kundër”, Serbët “pro” shfuqizimin e taksës për produktet nga Serbia dhe BeH

Anketa e nëntë e mendimit publik për Qëndrimin e qytetarëve për temat potenciale për marrëveshjen përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, e realizuar nga Institutit i demokracisë në Kosovë, shfaqi dallime mes qytetarëve nga komunitetet e ndryshme në raport me elementet të cilat duhet t’i përmbajë marrëveshja.

Beograd, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Anketa e nëntë e mendimit publik për Qëndrimin e qytetarëve për temat potenciale për marrëveshjen përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, e realizuar nga Institutit i demokracisë në Kosovë, shfaqi dallime mes qytetarëve nga komunitetet e ndryshme në raport me elementet të cilat duhet t’i përmbajë marrëveshja.

Pjesë e kësaj ankete ishin qëndrimet për doganimin e prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për korrigjim të kufijve, për bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe për elementet të cilat duhet t’i përmbajë Marrëveshja përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas hulumtimit, shumica e qytetarëve, 59 për qind, besojnë se qeveria e ardhshme nuk duhet t’i largojë doganat për hapjen e rrugës për dialog me Serbinë.

Sipas përkatësisë etnike, 61 për qind e të anketuarve nga komuniteti shqiptar e ndajnë këtë mendim, 56 për qind nga komunitet jo shumicë dhe vetëm 10 për qind nga komuniteti serb.

Rreth 45 për qind janë shprehur se e dinë kuptimin e termit “korrigjim të kufijve”, 31 për qind e të anketuarve janë deklaruar se pjesërisht i kuptojnë këto fjali, gjegjësisht 20 për qind e të anketuarve thonë se nuk e kuptojnë domethënien e “korrigjimit të kufijve”.

Në bazë të përkatësisë etnike, kjo shprehje është e qartë për 47 për qind të komunitetit shqiptar, 20 për qind të komunitetit serb dhe 23 për qind për komunitetet tjera jo shumicë.

Ndryshe, 39 për qind të qytetarëve është e qartë çka paraqet termi “Bashkësia e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive”, 29 për qind janë shprehur se nuk e kanë të qartë të shprehje, respektivisht 27 për qind thonë se deri diku kanë njohuri për këtë shprehje. Njëkohësisht këtë shprehje më të qartë e kanë qytetarët shqiptar, gjithsej 41 për qind e të anketuarve, pastaj ata serb apo 26 për qind, si dhe 17 për qind nga komunitet jo shumicë në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi, disa prej elementeve më të rëndësishme për Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë janë personat e zhdukur. Këtë mendim e ndajnë 71 për qind e të anketuarve. Tutje, 60 për qind e tyre vlerësojnë se dënimet për krime lufte paraqesin element të rëndësishëm për Marrëveshjen mes dy shteteve, gjegjësisht 59 për qind mendojnë se element i Marrëveshje duhet të jetë kompensimi i dëmeve të luftës dhe 56 për qind e tyre kërkimi i faljes.

Ky hulumtim është realizuar në nivel të Kosovës, ku kanë marrë pjesë gjithsej 1070 të anketuar (shqiptarë, serbë dhe komunitete tjera që nuk janë shumicë). Realizimi i kësaj ankete është zhvilluar nga 2-8 shtator të vitit 2019. oxh/

Back to top button
Close
Close