BotëBotë.Portal

Anketë: SHBA-ja, Rusia dhe Kina janë vendet më të fuqishme në botë

SHBA-ja, Rusia dhe Kina  është rendi i tre vendeve më të fuqishme  në botë midis 80 shteteve, të cilat gjenden  në listën e përgatitur nga kompania mediatike Ju Es njuz end uorld riport (US News and World Report).

Uashington, 21 janar 2020 (MIA) – SHBA-ja, Rusia dhe Kina  është rendi i tre vendeve më të fuqishme  në botë midis 80 shteteve, të cilat gjenden  në listën e përgatitur nga kompania mediatike Ju Es njuz end uorld riport (US News and World Report).

Për SHBA-në, e cila edhe këtë vit është radhitur si shteti më i fuqishëm në botë, është cituar se është “ekonomia botërore më dominante dhe fuqi ushtarake”, e cila ka  ndikim kulturor mbi tërë botën, duke i’u falënderuar produksionit të saj filmik, televiziv dhe muzikor.

Rusia, gjtihashtu e ruan pozitën e saj të plasuar në vendin e dytë nga viti i kaluar,  ndërsa është përshkruar si vendi më i madh në botë me sipërfaqe, pothuajse dyfish  më të madhe se Kanadaja, dhe e mbulon tërë Azinë veriore dhe një pjesë të madhe të Evropës lindore.

Gjermania gjendet në vendin e katërt, Britania e Madhe në të pestin, Franca në vendin e gjashtë dhe Japonia në të shtatin. Të gjithë ata i kanë mbajtur pozitat e viteve të kaluara. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close