BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Anketë: Më rrezik për sigurinë e Kosovës janë korrupsioni, papunësia dhe Serbia

Rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Kosovës paraqesin korrupsioni, papunësia dhe shteti i Serbisë, mendojnë pjesa më e madhe e qytetarëve të përfshirë nga studimi i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë (QBPS)

Prishtinë 14 shkurt 2020 (MIA) – Rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Kosovës paraqesin korrupsioni, papunësia dhe shteti i Serbisë, mendojnë pjesa më e madhe e qytetarëve të përfshirë nga studimi i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë (QBPS).

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, këto zbulime u publikuan në konferencën e sotme të QKSS-së dhe QBPS-së me temën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, në të cilën u publikua raporti “Barometri i Kosovës për siguri”, sipas të cilit 80 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se Kosova përballet ende me rrezikun e ndarjes.

“Qytetarët u pyetën për atë se çka është kërcënim për sigurinë kombëtare. Korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Kosovës, sipas të anketuarve. Qytetarët ende konsiderojnë se ndarja e Kosovës dhe Asociacionit (e komunave me shumicë serbe serbe) janë ndër kërcënimet për sigurinë kombëtare. 80 për qind e shqiptarëve vazhdojnë të mendojnë se ekziston rreziku i ndarjes së Kosovës”, informon hulumtuesi i QKKS-së, Plator Avdiu.

Sa i përket dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, siç publikoi Avdiu, 50 për qind e të anketuarve mendojnë se ai duhet përsëri të fillojë, me ç’ rast shumica e tyre mendojnë se duhet të kushtëzohet nga njohja ndërkombëtare e të dyja vendeve. ia/ls/fab

Back to top button
Close
Close