BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Anketë: Grekët kundër zgjedhjeve të parakohshme, ekonomia problem më i rëndësishëm për vendin

Ekonomia për 4-19 për qind të grekëve është problemi më i rëndësishëm për vendin,  para epidemisë; 84 për qind e qytetarëve janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; Qeveria merr  vlerësim negativ  për çështjen maqedonase;  64 për qind mendojnë se vendi  shkon në drejtim të duhur; Demokracia e Re qeveritare  është në epërsi  për 20 për qind para SYRIZËS tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit  publik të zbatuar nga agjencia  "Metron Analysi" për televizionin grek "Mega", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 29 maj 2020 (MIA) – Ekonomia për 4-19 për qind të grekëve është problemi më i rëndësishëm për vendin,  para epidemisë; 84 për qind e qytetarëve janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; Qeveria merr  vlerësim negativ  për çështjen maqedonase;  64 për qind mendojnë se vendi  shkon në drejtim të duhur; Demokracia e Re qeveritare  është në epërsi  për 20 për qind para SYRIZËS tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit  publik të zbatuar nga agjencia  “Metron Analysi” për televizionin grek “Mega”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për dallim nga anketë e bërë muajin e kaluar,  kur epidemia ishte problemi më i rëndësishëm për qytetarët,  tani për 41 për qind e të anketuarve është ekonomia, ndërsa pastaj  për dy nga dhjetë të anketuarit është Kovid-19. Vijon papunësia (14 për qind) dhe çështja migruese/e refugjatëve (shtatë për qind).

 

Kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë  84 për qind e të anketuarve, ndërsa 64 për qind mendojnë se vendi shkon në rrugën e duhur.

Mbi gjashtë nga dhjetë të anketuarit (63 për qind)  e vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë, ndërsa 69 për qind kanë  qëndrim negativ për pozitën e SYRIZËS si parti kryesore opozitare.

Në lidhje me përshtypjet e të anketuarve  për punën e Qeverisë, pozitiv është vlerësimi  për menaxhimin me koronavirusin e ri,  transformimin digjital të vendit, krimin, marrëdhëniet greko-turke, kulturën, mjedisin jetësor dhe politikën tatimore.

Më pak përshtypje  pozitive për punën e Qeverisë, të anketuarit kanë për çështjen maqedonase (34 për qind pozitiv, 46 për qind negativ), ndërsa në grupin e njëjtë, me vlerësim negativ janë edhe marrëdhëniet e punës, çështja migruese dhe ekonomia.

Në pyetjen: ” Nëse të dielën mbahen zgjedhje, për kë do të votoni?”, Demokracia e Re merr 40,3 për qind, ndërsa SYRIZA 20,9 për qind. Pastaj vijojnë  Lëvizja e ndryshimit, Partia komuniste, Vendimi grek dhe MEPA25.

Kryeministri aktual grek Kirjakos Micotakis, është më i popullarizuari mes liderëve të partive politike me 67 për qind mendime pozitive nga qytetarët.

Kryetarët tjerë të partive marrin më shumë  pikë negative, se sa pozitive.

Hulumtimi i mendit publik i agjencisë “Metron Analysi” për televizionin grek “Mega” është zbatuar nga data 22-27 maj 2020, përmes intervistave në telefon në të cilat janë përfshirë 1.201 qytetarë me të drejtë vote. sr/sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close