EvropëEvropë.Portal

Anketë: Gjermanët mbështesin uljen e numrit të ushtarëve amerikanë

Njerëzit në Gjermani në masë të madhe miratojnë tërheqjen e 12.000 ushtarëve amerikanë nga vendi, sipas studimit të cituar nga DPA.

Berlin, 4 gusht 2020 (MIA) – Njerëzit në Gjermani në masë të madhe miratojnë tërheqjen e 12.000 ushtarëve amerikanë nga vendi, sipas studimit të cituar nga DPA.

Sipas anketës së kryer për DPA-në nga Instituti sociologjik “Jugav”, rreth 47 për qind e të anketuarve mbështesin uljen e numrit të trupave amerikane në Gjermani prej 36.000 në 12.000.

Një e katërta e të anketuarve besojnë se SHBA-ja duhet tërësisht t’i tërheqë trupat.

Vetëm 28 për qind e të anketuarve thonë se miratojnë mbajtjen e numrit të tanishëm të trupave amerikane, ndërsa katër për qind do të mbështesnin rritje të numrit.

Pesë nga gjashtë parti parlamentare të Gjermanisë e hedhin pishtë tërheqjen e trupave amerikane. Vetëm E Majta e mbështetë këtë ide, por gjithashtu insiston në tërheqjen e plotë të trupave amerikane. Pasqyra është e ndryshme tek votuesit. Vetëm ithtarët e bllokut konservator të kancelares Angela Merkel e kundërshtojnë ashpër uljen e numrit të trupave amerikane. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close