0_Maqedoni.PortalSektori civil

Anketë e “Detektorit”: Mbi 40 për qind e qytetarëve kanë marrë kredi, 45 për qind nuk mund ta kalojnë muajin pa borxhe

Mbi 40 për qind e qytetarëve kanë marrë kredi, derisa 56.9 për qind nuk u detyrohen bankave. 45.3 për qind e të anketuarve thonë se nuk mund ta kalojnë muajin për hyrë në borxhe, derisa 51.7 për qind jetojnë pa borxhe. Këtë e tregon anketa e cila me porosi të "Detektor" e ka përgatitur Instituti për hulumtime politike- Shkup

Shkup, 23 shkurt 2020 ( MIA) – Mbi 40 për qind e qytetarëve kanë marrë kredi, derisa 56.9 për qind nuk u detyrohen bankave. 45.3 për qind e të anketuarve thonë se nuk mund ta kalojnë muajin për hyrë në borxhe, derisa 51.7 për qind jetojnë pa borxhe. Këtë e tregon anketa e cila me porosi të “Detektor” e ka përgatitur Instituti për hulumtime politike- Shkup.

Sipas anketës, pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët kanë marrë kredi ose 56.8 për qind përdorin kredi konsumatore, 25.2 për qind janë shfrytëzues të kredive banesore, 9.1 për qind të kredive automobilistike, ndërsa shtatë për qind i shfrytëzojnë shërbimet e të ashtuquajturës kredi “kesh i shpejtë”.

Një e treta e qytetarëve ose 33.5 për qind thonë se ka të ngjarë që kredia tjetër të jetë banesore. 23.9 për qind mendojnë se ajo do të ishte kredi konsumatore, derisa 8.9 për qind për automobil.

Sipas qytetarëve, ose 52.3 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në vend lehtë merret kredi, derisa 22.2  për qind e mendojnë të kundërtën. Gjithsej 42 për qind e qytetarëve thonë se sot kushtet për marrje të kredisë janë më të lehta se në të kaluarën, 18.7 për qind thonë se kushtet janë të njëjta, ndërsa 15.3 për qind kushtet e tanishme i konsiderojnë më të vështira se në të kaluarën.

Qytetarët janë të ndarë rreth qëndrimit për atë se nëse shteti krijon kushte të favorshme për kreditim të bizneseve për persona të rinj. 36.7 për qind janë të qëndrimit se ka kushte të favorshme, derisa 37.6 për qind nuk ka.

Anketa është zhvilluar nga periudha 28 deri 31 janar këtë vit në bazë të ekzemplarëve reprezentativ prej 1.083 anketues në margjina të gabimeve plus- minus tre për qind. fab/

 

Back to top button
Close
Close