BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Anketë: Bajdën në epërsi ndaj Trampit për 14 për qind

Nga anketa më e re e gazetës Njujork tajms dhe kolegji Siena, merret vesh se Xhozef Bajdën i riu është në 14 për qind epërsi para presidentit Donalld Tramp.

Uashington, 25 qershor 2020 (MIA) – Nga anketa më e re e gazetës Njujork tajms dhe kolegji Siena, merret vesh se Xhozef Bajdën i riu është në 14 për qind epërsi para presidentit Donalld Tramp.

Bajdën, ish-nënpresident dhe kandidat i sigurt presidencial nga Partia demokratike, ka përparësi të madhe mes grave dhe votuesve afroamerikanë. Nga anketat merret vesh se rejtingu i tij është 50 për qind përderisa i Trampit është 36 për qind. 14 për qind deklaruan se mbështesin kandidatë të tjerë apo nuk do të mbështesin apo nuk e dinë se për kë do të votojnë.

“Ky është një nga rezultatet më të dobëta deri më tani në kryesimin e Trampit”, thekson gazeta.

Mbështetja për presidentin aktual shënon rënie pasi që Administrata e tij nuk arriti ta parandalojë virusin vdekjeprurës i cili i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë amerikane, ndërkaq ndaj valës së protestave lkundër racizmit në SHBA, Trampi u përgjigj me fjalime mllefi dhe kërcënime ushtarake.

Sipas anketës, Bajdën prin para Trampit tek afroamerikanët dhe votuesit amerikano-jugorë, gratë dhe gjeneratat më të reja, të cilat deri më tani e zgjedhin Bajdënin në margjinë shumë më të gjerë se sa që e zgjodhën Hilari klintonin përkundër Trampit në vitin 2016.

Ish-nënpresidenti gjithashtu prin edhe mes burrave nga grupe të ndryshme si të bardhë, mosha e mesme dhe më të rritur, të cilët zakonisht janë baza votuese e republikanëve, me ndihmën e të cilëve Trampi korri fitore në zgjedhjet e vitit 2016.

Anketa u mbajt prej 17 deri më 22 qershor, janë anketuar 1.337 votues të regjistruar. ab/

Back to top button
Close
Close