EvropëEvropë.Portal

Anketa: Shumica e banorëve të Irlandës së Veriut janë kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar

Numri më i madh i qytetarëve të Irlandës së Veriut deklaruan se nëse nesër zbatohet referendumi, ata do të votonin kundër daljes së vendit nga Mbretëria e Bashkuar, që të bashkohet me Republikën e Irlandës.

Belfast, 18 shkurt 2020 (MIA) – Numri më i madh i qytetarëve të Irlandës së Veriut deklaruan se nëse nesër zbatohet referendumi, ata do të votonin kundër daljes së vendit nga Mbretëria e Bashkuar, që të bashkohet me Republikën e Irlandës.

Sipas anketës së publikuar në “Belfast telegraf”, 29 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se dëshirojnë bashkim me Republikën e Irlandës, ndërsa 52 për qind kanë qenë “kundër”.

Nëse përjashtohen përgjigjet “nuk di”, rezultatet nga anketa tregojnë se 65 për qind janë prononcuar “për” mbetje në Mbretërinë e Bashkuar, përballë 35 për qind, të cilët ishin “kundër” shkëputjes dhe bashkimin me Republikën e Irlandës.

Anketa është e përpunuar nga Universiteti në Liverpul dhe Këshilli britanik për hulumtime ekonomike dhe sociale, me ç’rast janë pyetur 2.000 njerëz. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close