BallkanBallkan.Portal

Ankaraja pohon se Greqia armatos 16 ishuj me status jo ushtarak

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar e akuzoi Greqinë se ka transferuar armë në 16 ishuj të Egjeut me status të demilitarizuar dhe me këtë ka shkelur më shumë marrëveshje, lajmëroi Anadollu.

Ankara, 23 janar 2020 (MIA) – Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar e akuzoi Greqinë se ka transferuar armë në 16 ishuj të Egjeut me status të demilitarizuar dhe me këtë ka shkelur më shumë marrëveshje, lajmëroi Anadollu.

Ai informoi se bëhet fjalë për 16 nga gjithsej 23 ishuj të Egjeut, të cilat sipas marrëveshjeve ndërkombëtare kanë status jo ushtarak.

“Presim nga Greqia të veprojë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet e nënshkruara dhe marrëdhëniet e për fqinjësi të mirë”, deklaroi Akar gjatë vizitës së djeshme në prodhuesin turk të raketave “Roketsan”

Ai shtoi se krahas luftës kundër terrorizmit, aktivitetet e Turqisë në Detin Egje, në Mesdheun Lindor, jo larg Qipros dhe Libisë janë në vijim dhe theksoi se ato po zbatohen në pajtim me të drejtën  ndërkombëtare dhe integritetin territorial të vendit.

Turqia, si vend garant për Republikën Turke Qiproja Veriore, për momentin zbaton aktivitete për hulumtim për hidrokarburet në Mesdheun Lindor me dy anije të veta për shpim.

Ankaraja një kohë të gjatë e konteston shpimin e njëanshëm  në Mesdheun Lindor të zbatuar nga administrata e grekëve të Qipros, duke pohuar se Republika Turke Qiproja veriore, gjithashtu, ka të drejtë në resurset në atë zonë, përkujton Anadollu.

Таг
Back to top button
Close
Close