
Ankara, 20 korrik 2020 (MIA) – Ministri tuk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez ka njoftuar se anija “Fatih” ka filluar shpimin e saj të parë në Detin e Zi në vendin Tuna-1, transmeton agjencia e lajmeve Anadollu.
“Ne do të kërkojmë çdo metër katror të deteve tona për pavarësinë energjetike të Turqisë”, shkroi Donmez në Tuiter.
Ai shtoi se nëse do të kishte naftë dhe gaz në Detin e Zi, Turqia “me siguri do t’i zbulonte”.
Anija “Fatih” u largua më 29 maj nga Stambolli për në portin e Trabzonit. bs/mb/