0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Angli: Tre persona të vrarë, tre të lënduar në një sulm me thikë në Reding

Tre persona janë vrarë, ndërsa tre janë lënduar seriozisht pasi dje një burrë me thikë i ka sulmuar në parkun Riding në jug të Anglisë, kumtoi policia lokale, e cila tani për tani nuk e ka kualifikuar sulmin si terrorizëm, kurse sulmuesi 25 vjeçar është arrestuar.

Londër, 21 qershor 2020 (MIA) – Tre persona janë vrarë, ndërsa tre janë lënduar seriozisht pasi dje një burrë me thikë i ka sulmuar në parkun Riding në jug të Anglisë, kumtoi policia lokale, e cila tani për tani nuk e ka kualifikuar sulmin si terrorizëm, kurse sulmuesi 25 vjeçar është arrestuar.

Dëshmitarët thanë se burri ka sulmuar rreth orës 18 sipas kohës lokale, duke sulmuar kalimtarë të rastit në parkun Riding, qytet rreth 65 kilometra nga Londra.

Policia njoftoi se ka arrestuar një burrë 25 vjeçar në atë vend nën dyshimin për vrasje, duke shtuar se nuk kërkojnë të dyshuar të tjerë.

Dëshmitari Lorens Vort për Bi-Bi-Si deklaroi se sulmuesi menjëherë është nisur drejtë grupit dhe ka filluar t’i sulmojë. Ai ka tentuar të sulmojnë edhe persona të tjerë, por të gjithë kanë filluar të ikin nga vendi i incidentit, madje edhe sulmuesi ka ikur nga parku. sn/

Back to top button
Close
Close