0_Sport,PortalFutboll

Angli: Lojtarëve të Ligës së parë do t’ju ofrohet testim për koronavirusin dy herë në javë

Ekipeve të Ligës së parë angleze do t'ju ofrohet të paktën dy herë në javë t'i testojnë lojtarët dhe personelin për prani eventuale të koronavirusit, transmeton "Skaj sports".

Londër, 30 prill 2020 (MIA) – Ekipeve të Ligës së parë angleze do t’ju ofrohet të paktën dy herë në javë t’i testojnë lojtarët dhe personelin për prani eventuale të koronavirusit, transmeton “Skaj sports”.

Sipas burimit, kjo masë mund të zbatohet nëse qeveria e Britanisë së Madhe lejon kthim në stërvitje. Raportohet se propozimet relevante i ka përgatitur Mark Xhilet, këshilltar mjekësor i kryeministrit, pas konsultimeve me kompetentët nga La Liga spanjolle dhe Bundesligës gjermane.

Testet do t’i paguajë Liga e parë. Ky propozim do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close