BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Angelovska: TVSH Ime#Shpërblimi im me rezultate mbi pritjet, janë skanuar shumë llogari fiskale dhe pagesë më e madhe e TVSH-së

Rezultatet nga loja shpërblyese TVSH Ime#Shpërblimi im janë edhe  mbi pritjet. Për 15 ditë në dhjetor, pasi filloi loja shpërblyese janë skanuar aq llogari sa në periudhën paraprake përafërsisht prej një muaji ka pagesë më të madhe të TVSH-së.

Shkup, 2 janar 2020 (MIA) – Rezultatet nga loja shpërblyese TVSH Ime#Shpërblimi im janë edhe  mbi pritjet. Për 15 ditë në dhjetor, pasi filloi loja shpërblyese janë skanuar aq llogari sa në periudhën paraprake përafërsisht prej një muaji ka pagesë më të madhe të TVSH-së.

“Nga korriku i vitit të kaluar mesatarisht në muaj janë skanuar nga tetë milionë llogari fiskale. Tani vetëm në dhjetor kemi 12,5 milionë llogari fiskale, gjegjësisht rritje prej mbi 53 për qind. Nëse e marrim periudhën prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor kemi tetë milionë llogari fiskale të skanuara, gjegjësisht për 15 ditë janë skanuar aq sa mesatarisht janë skanuar në periudhën paraprake gjatë një muaji” tha ministrja e Financave Nina Angelovska në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media kushtuar realizimit të Buxhetit për vitin 2019.

Sipas ministres me rëndësi është të bisedohet edhe për pagesë më të madhe të TVSH-së, gjegjësisht në dhjetor rritja e pagesës të TVSH-së arrin 12 për qind, ndërsa TVSH-ja e paguar nga llogaritë e skanuara shënon rritje prej 59 për qind.

Angelovska potencoi se rritet numri i shfrytëzuesve të ri, kështu që kemi mbi 200 mijë instalime të instalimeve celulare.

Përkujtoi se tërheqja e parë e 15 shpërblimeve të para prej mbi 100 mijë denarë do të ndodhë 4 janar në terminin e tërheqjes së lotarisë në televizionin Kanal 5. sn/

Back to top button
Close
Close