BiznesBiznes.PortalEkonomi

Angelovska: Mjetet e shkurtuara tek të gjithë përdoruesit e buxhetit, kryesisht nga mallrat dhe shërbimet dhe investimet kapitale që nuk mund të realizohen

Mjetet prej 6,5 miliardë denarë që Qeveria dje me dekret i rishpërndau janë siguruar nga të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit. Shkurtime, siç shpjegoi ministrja e Financave, Nina Angellovska, janë bërë nga pjesa për mallra dhe shërbime, investime kapitale, etj., ndërsa mjetet shpërndahen në programe të përshtatshme.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Mjetet prej 6,5 miliardë denarë që Qeveria dje me dekret i rishpërndau janë siguruar nga të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit. Shkurtime, siç shpjegoi ministrja e Financave, Nina Angellovska, janë bërë nga pjesa për mallra dhe shërbime, investime kapitale, etj., ndërsa mjetet shpërndahen në programe të përshtatshme.

“Tre ditë u diskutuan mes shfrytëzuesve të buxhetit për rishpërndarjen e këtyre masave dhe mbështetjeje financiare. Duhej të miratohej. Shkurtimet e përgjithshme janë 6.5 miliardë denarë dhe ato janë shkurtuar nga të gjithë sgfrytëzuesit e buxhetit. Ka 1,5 miliardë denarë nga mallrat dhe shërbimet, nga investimet kapitale nga ato që janë joproduktive dhe që nuk mund të realizohen në këtë periudhë. Ka shkurtime të ndryshme, dhe këto mjete shpërndahen për programet e duhura, në fakt 6,9 miliardë denarë janë në program të posaçëm në Qeveri për Kovid-19. Nëntëdhjetë e pesë milionë janë për fondin e posaçëm për sektorin e turizmit, për ato masa që u shpallën artistë të pavarur gjashtë milionë, 30 milionë për sportistët”, tha ministrja Angellovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë.

Siç njoftoi ai në përgjigje të pyetjes, sot do të ketë mbledhje në Ministrinë e Financave për iniciativën për të pasur të ashtuquajturën këshilla për masat fiskale.

“Bëhet fjalë për 10 deri 12 persona që mund të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme me pikëpamjet dhe përvojat e tyre në mënyrë që të diskutojmë masat e ardhshme dhe zbatimin e masave që po ndërmarrim”, theksoi ministrja.

Ajo sqaroi se ka filluar vetëm procesi i përgatitjes  për lëshimin e euroobligacionit.

“Tregjet e kapitalit janë të ndjeshme në këtë periudhë, por stabilizimi pritet të fillojë së shpejti. Shumë vende të zhvilluara kanë lëshuar euroobligcion dhe tani pritet të stabilizojnë dhe hapin tregje për vendet në zhvillim. Ne kemi mundësinë që të ndjekim tregun dhe të vendosim se kur është koha më e mirë. Ne gjithashtu vlerësojmë nevojat emergjente, vlerësojmë rreziqet, kushtet, çfarë është situata në tregun e kapitalit, në mënyrë që të zgjedhim kohën më të mirë. Procesi i lëshimit të euroobligacionit zgjat 45 ditë deri në 60 ditë”, theksoi Angellovska.

Në lidhje me mjetet e pritura në vend, theksoi se nga FMN-ja priten 176 milionë euro, që është dy herë më shumë sesa kërkohej fillimisht, pastaj mjete nga instrumenti i ri i BE-së, si dhe mbi 100 milionë euro mbështetje nga Banka Botërore.

Ajo informoi se është hapur fondi i solidaritetit në Qeveri dhe se punohet për lehtësimin e procesit të dhurimit në fond. Vendimi kërkohet nga Ministria e Drejtësisë për të lehtësuar procesin e atyre që duan të jenë solidar.

Ministrja u bëri thirrje kompanive që mund të dhurojnë dhe theksoi se ka kompani që tashmë kanë dhuruar dhe kanë paguar prej më herët taksat, duke përmendur se ka kompani që rriten dhe do të rriten në këtë periudhë.

Kumtoi se ka propozim për t’i shpallur publikisht ata që dhuruan dhe se propozim i këtillë mund të pranohet.

Paralajmëroi që paga e saj minimale do të shkonte në fondin e solidaritetit dhe rikujtoi se ajo tashmë kishte hequr dorë nga paga e saj për muajin mars. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close