0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiPolitikë

Angellovska: Zëvendësministrja plotësuese ka kontroll të plotë në punën e MF-së

Zëvendësministrja plotësuese e Financave ka kontroll të plotë në punën e Ministrisë së Financave, ndërsa një pjesë e madhe e resurseve të Ministrisë janë angazhuar vetëm në përgjigjen e kërkesave të zëvendësministres plotësuese. Ministria e Financave punon në në mënyrë më transparente nga kurdo qoftë për çfarë dëshmon hapja e një numri të madh të informacioneve për të gjithë opinioni, si Thesari, kryerja e investimeve kapitale sipas shfrytëzuesit buxhetor, obligimet e institucioneve, fondet, komunat dhe mjeteve të tjera për transparencë, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në reagimin me shkrim në konferencën për shtyp të zëvendësministres plotësuese Gordana Koçovska Dimitrievska.

Shkup, 13 shkurt 2020 (MIA) – Zëvendësministrja plotësuese e Financave ka kontroll të plotë në punën e Ministrisë së Financave, ndërsa një pjesë e madhe e resurseve të Ministrisë janë angazhuar vetëm në përgjigjen e kërkesave të zëvendësministres plotësuese. Ministria e Financave punon në në mënyrë më transparente nga kurdo qoftë për çfarë dëshmon hapja e një numri të madh të informacioneve për të gjithë opinioni, si Thesari, kryerja e investimeve kapitale sipas shfrytëzuesit buxhetor, obligimet e institucioneve, fondet, komunat dhe mjeteve të tjera për transparencë, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në reagimin me shkrim në konferencën për shtyp të zëvendësministres plotësuese Gordana Koçovska Dimitrievska.

Në reagimin e Angellovskës thekson se kabineti i saj është i hapur për zëvendësministren plotësuese dhe se para disa javëve në nismë të ministres, të dyja kanë pasur takim në të cilin kanë biseduar edhe për bashkëpunim, sepse sipas ministres është në interes së qytetarëve dhe konstruktivitetit.

“Në drejtim të transparencës për të cilën angazhohemi si Ministri, si dhe organizim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, ndërsa konform ligjit për Qeveri të Republikës së Maqedonisë së Veriut. të gjitha aktet dhe dokumentet  të cilat i prodhon Ministria e Financave – dorëzohen te te zëvendësministrja plotësuese. Të gjitha kërkesat të cilat dorëzohen nga Kabineti i zëvendësministres plotësuese përgjigjen  në mënyrë profesionale nga sektorët, konform ligjeve”, tha Angellovska.

Ajo thekson se pjesë e rëndësishme e kapaciteteve të sektorëve janë të angazhuar  vetëm për përgjigje të kërkesave, dhe se një pjesë e kërkesave fizikisht nuk munden të  dorëzohen brenda një dite siç kërkohet në pjesë prej tyre. “Kjo gjithsesi ndikon edhe në dinamikën e punës së rregullt të sektorëve” shtoi ajo.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close