0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Angellovska: TVSH-ja Ime# Çmimi im do të ndajë nga dhjetë çmime në para në ditë

Me aplikacionin e ri TVSH-ja Ime# Çmimi im, i cili fillon nga 15 dhjetori, qytetarët përveç që do të mund ta realizojnë të drejtën e kthimit të 15 për qind të TVSH-së, do të mund të marrin edhe dhjetë çmime në para në nivel ditor. Të gjithë qytetarët të cilët skenojnë llogari fiskale do të kenë mundë të fitojnë edhe çmime.

Shkup, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Me aplikacionin e ri TVSH-ja Ime# Çmimi im, i cili fillon nga 15 dhjetori, qytetarët përveç që do të mund ta realizojnë të drejtën e kthimit të 15 për qind të TVSH-së, do të mund të marrin edhe dhjetë çmime në para në nivel ditor. Të gjithë qytetarët të cilët skenojnë llogari fiskale do të kenë mundë të fitojnë edhe çmime.

Këtë sot e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e panairit “Bli shtëpi bli banesë”.

“Të gjithë qytetarët të cilët skenojnë llogari fiskale do të kenë të drejtë të njëjtë dhe mundësi të njëjtë të marrin çmime në para. Do të ndahen 10 çmime në para në nivel vjetor, katër çmime nga një mijë euro, tre çmime nga tre mijë euro, në nivel mujor do të ketë tërheqje për 15 çmime nga njëqind mijë denarë, dhe do të ketë  dy çmime kryesore nga 3 milionë denarë”, tha Angellovska.

Siç informoi ministrja, tërheqja e parë për çmimin kryesor do të jetë në mars, ndërsa e dyta në fund të lojës shpërblyese në dhjetor të vitit 2020.

Ministrja shtoi se loja shpërblyese është shtojcë e projektit TVSH-ja Ime që tashmë është projekt i suksesshëm dhe sqaroi se qëllimi kryesor i projektit është lufta e ekonomisë gri. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close