0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Angellovska: Rritja e BPV-së është sublim i politikave të mira ekonomike dhe fiskale

Rritja e BPV-së është sublim i politikave të mira ekonomike dhe fiskale të cilat udhëhiqen. Politika fiskale të cilën e udhëheqim si Qeveri është në drejtim të mbështetjes së sektorit privat për zhvillimin e konkurrencës së tij, përmes mbështetjes së investimeve në teknologji të reja, të atyre me orientim eksportues, për ruajtjen e kuadrove cilësore, si dhe investime në kapitalin njerëzor për rritjen e produktivitetit në afat të gjatë, thotë ministrja e Financave, Nina Angellovska në një intervistë për Lokalno.mk.

Shkup, 10 mars 2020 (MIA) – Rritja e BPV-së është sublim i politikave të mira ekonomike dhe fiskale të cilat udhëhiqen. Politika fiskale të cilën e udhëheqim si Qeveri është në drejtim të mbështetjes së sektorit privat për zhvillimin e konkurrencës së tij, përmes mbështetjes së investimeve në teknologji të reja, të atyre me orientim eksportues, për ruajtjen e kuadrove cilësore, si dhe investime në kapitalin njerëzor për rritjen e produktivitetit në afat të gjatë, thotë ministrja e Financave, Nina Angellovska në një intervistë për Lokalno.mk.

Angellovska thekson se rritja e BPV-së në vitin 2019, që është 3,6 për qind, është mbi projektimin e Ministrisë së Financave, si dhe mbi projektimin e institucioneve ndërkombëtare financiare.

“Me rritjen e ekonomisë krijohen kushte më të mira për jetë në të gjitha sferat. Para së gjithash, për atë që rezultati ekonomik i vitit të kaluar është i bazuar gjerë edhe në përmirësimin në të gjithë sektorët dhe segmentet. Rritet ndërtimtaria në vitin 2019 për 5,9 për qind, rritet tregtia për 4,7 për qind, bujqësia për 3,8 për qind, si dhe industria për 3,1 për qind. Parë sipas anës së shpenzimeve shënohet edhe rritje e kërkesës shtëpiake, me rritjen e konsumit privat prej 3.5 për qind në nivel vjetor. Po rriten edhe investimet – shënuan rritje të lartë në tremujorin e katërt prej 11,5 për qind apo 6,6 për qind në vit. Do të thotë, kudo ka vlerë të shtuar”, thotë Angellovska.

Ajo thekson se me rëndësi të jashtëzakonshme është që ky rezultat është i arritur me udhëheqjen e politikës prudente të borxhit publik, gjegjësisht me stabilizimin e borxhit publik.

Sipas Angellovskës, ulja e shkallës së papunësisë është e shoqëruar me rritjen e punësimit, ndërsa njëherësh edhe me rritjen e popullatës aktive e cila në tre vitet e fundit është rritur për rreth 20.000 persona në tregun e punës.

“Ajo që është vërtetë pozitive është se tek grupi më i ri në moshë prej 15-24 vjeç, ku ka edhe shkallë më të madhe të papunësisë, papunësia është ulur dukshëm në nivel vjetor, për rreth 14 për qind pikë dhe tani është 35,1 për qind. Edhe pse, sërish bëhet fjalë për shkallë të lartë dhe jemi duke punuar ta ulim, megjithatë inkurajuese është ajo që kemi rezultate të konsiderueshme në përmirësimin e këtij problemi”, thekson Angellovska.

Vlerëson se ulja e shkallës së papunësisë dhe rritja e shkallës së punësimit ndikojnë në masat aktive për punësim si dhe investimin e kapitalit njerëzor. shk/

 

Back to top button
Close
Close