BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Angellovska: Realizimi i investimeve kapitale në kuadër të mesatares, borxhi publik i stabilizuar

Realizimi i investimeve kapitale në vitin 2019 është në kuadër të mesatares në 10 vitet e kaluara ose diçka mbi mesataren, ndërsa borxhi publik është stabilizuar, vlerësoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Realizimi i investimeve kapitale në vitin 2019 është në kuadër të mesatares në 10 vitet e kaluara ose diçka mbi mesataren, ndërsa borxhi publik është stabilizuar, vlerësoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Realizimi i investimeve kapitale për vitin e kaluar ishte publikuar dhe është 78 për qind, por aty nuk janë kyçur projektet e mëdha kapitale të cilat realizohen përmes NPRRSH, që pati realizim të shkëlqyer prej mbi 85 për qind. Që do të thotë, se mund të themi se i kemi mbi 80 për qind të realizimit të investimeve kapitale që është në kuadër ose pak mbi mesataren në 10 vitet e kaluara”, tha Angellovska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas përurimit të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e shëtitore në Komunën Gjorçe Petrov.

Për borxhin publik vlerësoi se është stabilizuar në dy vitet e fundit dhe shtoi se detyrimi shfrytëzohet për financimin e rregullt të deficitit buxhetor dhe për pagesën e borxheve të vjetra.

“Borxhi publik për vitin 2019 në pajtim me strategjinë fiskale, fillimisht parashihej të përfundojë në 51,7, më pas rishikuan dhe thamë se duhet të presim të përfundojë në 50,4, ndërsa vitin e përfunduam me 48,9. Bëhet fjalë për financim të rregullt të deficitit buxhetor dhe pagesën e borxheve të vjetra të cilat këtë vit janë 440 milionë euro”, theksoi Angellovska.

E pyetur se pse nuk janë paguar pagat në arsim dhe kopshte, Angellovska theksoi se nuk e di nëse ka ardhur urdhëresë për pagesë në arkë dhe nëse është realizuar.

“Realizimi i anës së të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit për janarin është i shkëlqyer, ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave dhe realizim të shpenzimeve në pajtim me planin dhe projeksionin. Buxheti është likuidues, gjithçka po vijon pa pengesa dhe të gjitha kërkesa të cilat procesuohen nga institucionet në arkë janë realizuar. Por, nuk e kam të qartë nëse ka arritur urdhëresë në arkë për pagesën e pagave në arsim dhe kopshte dhe nëse është realizuar, pasi gjithçka është duke u procesuuar në afatet më të shpejta të mundshme”, tha Angellovska. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close