0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiVideo deklaratë

Angellovska: Qytetarët mund të marrin edhe deri 20.830 euro subvencion për “Bli shtëpi, bli banesë”

Qytetarët mund të marrin edhe deri 20.830 euro subvencion përmes projektit "Bli shtëpi, bli banesë", që njëherit paraqet subvencionin më të madh. Norma e interesit të projektit është ulur në 2,9 për qind për tre vitet e para dhe në 3,9 për qind për vitin e tretë dhe të katërt. Vetëm në këtë bazë qytetarët do të kursejnë 1.300  euro në interes.

Shkup, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Qytetarët mund të marrin edhe deri 20.830 euro subvencion përmes projektit “Bli shtëpi, bli banesë”, që njëherit paraqet subvencionin më të madh. Norma e interesit të projektit është ulur në 2,9 për qind për tre vitet e para dhe në 3,9 për qind për vitin e tretë dhe të katërt. Vetëm në këtë bazë qytetarët do të kursejnë 1.300  euro në interes.

Këtë e theksoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke i vizituar ekspozuesit në panair që po mbahet nga dta 6 deri më 8 dhjetor në QT “Siti Moll” në Shkup.

Koncepti, siç informoi ministrja, është përpunuar me disa modele për blerje të banesës apo shtëpisë, për të rinj, por edhe për qytetarë më të moshuar që me të vërtetë të ketë shtrirje të gjerë dhe t’i targetojnë të gjitha ata qytetarë, të cilët vërtet kanë nevojë për një shtëpi të tyren.

Milena Perçikova, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit bankar maqedonas, ku 8 banka-anëtare janë pjesë e projektit “Bli shtëpi, bli banesë”, e vizitoi sot panairin dhe tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për çiftet e reja.

Ivica Jakimovski, kryetar i Odës së ndërtimeve pranë Lidhjes së Odave ekonomike theksoi se e mbështet projektin që nga fillimi dhe se ky projekt është mbështetje për ndërtimtarinë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close