0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiIntervistë

Angellovska për MIA-n: Rritja e akcizës së karburanteve është masë e përkohshme dhe e kushtëzuar

Rritja e akcizës së karburanteve është masë që do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj pas saj. lartësia e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Gjegjësisht në gjendjen e jashtëzakonshme në akcizën e sotme do të arkëtohen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë në përputhje me lëvizjet e çmimit të naftës në bursat e huaja, thekson ministrja e Financave, Nina Angellovska në intervistën për MIA-n.

Shkup, 23 prill 2020 (МIА) – Rritja e akcizës së karburanteve është masë që do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj pas saj. lartësia e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Gjegjësisht në gjendjen e jashtëzakonshme në akcizën e sotme do të arkëtohen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë në përputhje me lëvizjet e çmimit të naftës në bursat e huaja, thekson ministrja e Financave, Nina Angellovska në intervistën për MIA-n.

Ajo thekson se nuk planifikohet rritje e taksave të tjera, e se të ardhurat në Buxhetin nga fillimi i prillit deri nga mesi i muajit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë më të ulëta për 20,7 për qind, derisa te tatimet dhe kontributet për 20,1 për qind. Realizimi, shprehet ajo, në prill është në kuadër të skenarit të parë prej tre skenarëve, gjegjësisht më të favorshmit.

Për rritjen e ekonomisë sivjet bën të ditur se në Ministrinë e Financave është duke u ndjekur situata, janë duke u përgatitur projeksione të reja, të cilat, siç u shpreh ajo, në përputhje me vlerësimet e para preliminare janë në vijën e projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Angellovska bën të ditur se ka filluar procedura për dhënien e eurobonove, që, siç u shpreh, pritet të finalizohet në fund të muajit maj.

Me çfarë qëllimi është rritja e akcizës, a është e ndërlidhur me skenarë buxhetore dhe nëse do të vinte deri te rritja e disa taksave apo tatimeve të tjera?

– Kjo është rritje e përkohshme dhe e kushtëzuar e akcizës për karburante në vend për tre denarë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj pas kësaj. Kjo është një masë kundër krizës dhe në rast se rritet çmimi i naftës, akciza do të ulet ose do të kthehet në nivelin paraprak.

Lartësia e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Gjegjësisht në gjendjen e jashtëzakonshme në akcizën e sotme do të arkëtohen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë në përputhje me lëvizjet e çmimit të naftës në bursat e huaja. Në përputhje me dekretin, në rast se çmimi i naftës është nën 400 dollarë për një ton, çmimi i mesëm i rotacionit në bursë „Mediterranean cargoes FOB (Italy)“, siç është tani, atëherë do të përllogariten tre denarë shtesë të akcizës ekzistuese. Nëse çmimi është prej 400 deri 600 dollarë për një ton, do të përllogaritet dy denarë rritje të akcizës. Nëse, nga ana tjetër, çmimi kthehet në nivelin prej mbi 600 dollarë për një ton, siç ishte në fillim të këtij viti, atëherë nuk do të përllogaritet rritje të akcizës, gjegjësisht do të jetë 0 denarë.

Praktikisht kjo do të thoshte nëse çmimi me pakicë i karburanteve rritet për 10 denarë, në akcizën themelore do të përllogaritet rritje prej dy denarëve. Nëse çmimi me pakicë i karburanteve rritet për mbi 20 denarë, akciza do të kthehet në të vjetrën, gjegjësisht do të përllogaritet 0 denarë shtesë.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për rritje të përkohshme, që është e kushtëzuar nga çmimi i naftës në bursat botërore, kjo nuk do të ketë implikacione çmimore.

Prej fillimit të vitit çmimi me pakicë është ulur për 20 denarë, ndërsa në përputhje me zhvillimet botërore ende është duke u ulur. Gjithashtu, duhet të merret parasysh  karakteri kohor dhe kushtëzimi i akcizës nga çmimi i naftës në bursat botërore. Gjegjësisht nëse ajo rritet, akciza do të ulet.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore shkoi në negativë, gjegjësisht pardje prodhuesit e naftës u paguanin nga 30 dollarë për një fuçi blerësve për t’i marrë sasitë, kur oferta është shumëfish më e madhe sesa kërkesa. Prodhuesit thjeshtë nuk kanë ku ta magazinojnë naftën e prodhuar, ndërsa duke marrë parasysh se numri më i madh i fluturimeve janë ulur në tokë, lëvizja kudo në botë është e kufizuar, kërkesa për naftë edhe në periudhën e ardhshme do të mbetet e vogël, dukshëm më e vogël sesa oferta.

E gjithë kjo masë për të zvogëluar efektet ndaj buxhetit na konsumi i zvogëluar i naftës dhe uljen e çmimit të së njëjtës. Në vitin 2019 në buxhetin e Maqedonisë së Veriut janë arkëtuar 240 milionë euro në bazë të akcizës nga nafta, paplumb dhe ekstra e lehtë. Sipas skenarëve të projektuara në fillim të krizës në nivel vjetor rënia e të ardhurave në bazë të akcizës nga këto derivate të naftës gjatë nivelit dukshëm të ulur të konsumit do të arrinte 12 për qind krahasuar me vitin 2019 ose rreth 30 milionë euro me çmimin themelor të akcizës. Me rritjen e kushtëzuar të akcizave për tre denarë do të ishte kompensuar kjo rënie dhe do të arrihej niveli i njëjtë i vitit 2019, në kushte nëse çmimet e ulëta të derivateve të naftës qëndrojnë deri në fund të vitit. Sa është pjesa që do të kompensohej, gjithsesi varet nga lëvizja e çmimeve siç thashë.

Ndryshe, vendi ynë ka bindshëm çmime më të ulëta të derivateve të naftës në rajon. Kështu, nëse çmimi i eurosuperit pa plumb më 20 prill në vend ka arritur 48 denarë për një litër, në Serbi ka arritur 73,23 denarë për një litër, në Kosovë 74,6 denarë për një litër, në Shqipëri 82,46 denarë, Greqi 85,54 denarë. Pra, këto janë çmime që janë mbi 50, 60, po edhe 70 për qind më të larta sesa te ne. Vetëm Bullgaria në rajonin tonë ka çmim që është më afër çmimit tonë dhe ai arrin 57,85 denarë për një litër ose thuajse 10 denarë më shumë për një litër sesa te ne.

Njëjtë është edhe me eurodizelin. Nëse te ne është 45 denarë për një litër, në Kosovë është 72,62 denarë, Greqi 73,23, Serbi 78,16 denarë, Shqipëri 82,46 denarë. Nga rajoni sërish më afër me çmim është Bullgaria me 60,92 denarë për një litër ose për një të tretën më shumë në raport me çmimin te ne. Ne kemi akcizë bindshëm më të ulët për eurodizelin sesa të gjitha vendet, derisa së bashku me Bosnjën dhe me Kosovën kemi akciza më të ulëta të eurosuperit.

Në raport me taksat tjera, nuk është planifikuar rritje e taksave. Gjithashtu do të përmendi edhe një herë se kjo është një masë e përkohshme dhe e kushtëzuar – gjegjësisht nëse fillon të rritet çmimi akciza do të kthehet me të vjetrën.

Kishte vërejtje se pse nuk barazohet akciza e karburantit ekstra të lehtë dhe deri kur do të zbatohet kjo masë?

– Rritja e kushtëzuar dhe e përkohshme e akcizës është masë kundër krizës, që duhet të ndikojë që të mos ketë rënie të pakontrolluar të të ardhurave mbi këtë bazë, për shkak të rënies së konsumit dhe rënies së çmimit të naftës. Zgjidhja me tre denarë rritje të barabartë është propozuar për të gjitha derivatet, me dallimin e vetëm se te karburanti ekstra i lehtë nuk është kushtëzuar nga çmimi, gjegjësisht mbetet rritja pa marrë parasysh lëvizjen, gjë që është në fakt edhe një hap drejt adresimit të pyetjes për karburantin ekstra të lehtë.

Kjo nuk do të thotë se nuk punojmë për zgjidhje të përhershme për karburantin ekstra të lehtë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Drejtorinë Doganore punojnë në propozim zgjidhjen që do të jetë e qëndrueshme dhe sistemore. Gjithsesi zgjidhja e kësaj çështjeje është në interes të mjedisit jetësor dhe ndotjes më të vogël. Megjithatë, siç thashë, jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe rritja e kushtëzuar e akcizës për tre denarë te derivatet e naftës është në formë të masës kundër krizës në kushte kur kjo mundësi është hapur për shkak të rënieve të mëdha të çmimit të naftës, e në drejtim dhe interes të kompensimit të rënies së të ardhurave në bazë të akcizës nga derivatet e naftës, si rezultat i kërkesës së zvogëluar.

Kështu që këto janë dy çështje të ndryshme dhe kështu edhe duhet t’i trajtojmë dhe t’u qasemi.

Për karburantin ekstra të lehtë qasje nuk është masë kundër krizës por zgjidhje sistemore dhe afatgjate që përfshin analiza të shumta dhe koordinim dhe harmonizim të të gjitha aspekteve në mënyrë që të tërhiqen vendimet e drejta që do të zgjidhin këtë çështje në periudhë afatgjate.

Institucionet ndërkombëtare dolën me projeksione për sivjet dhe rënien e parashikuar të BPV-së. Më i riu është nga FMN-ja që parashikon rënie prej katër për qind të ekonomisë së Maqedonisë, por parashikon rritje prej 7 për qind për vitin e ardhshëm. Në Ministrinë e Financave paralajmëruat se janë duke u bërë analiza për projeksionet për rritjen, a janë tashmë gati dhe çfarë tregojnë ato?

– Kriza shëndetësore-ekonomike që tani është duke i ndodhur botës është kriza më e madhe që nga Depresioni i madh e këndej. Nuk ka vende do të kursehen. Thuajse të gjitha projeksionet për rezultatet ekonomike janë me parashenjën minus. Projektohet se BPV-ja botërore do të ulet për 3 për qind, i Bashkimit Evropian për 7,1 për qind, me atë që te ekonomia gjermane parashikohet rënie prej 7 për qind, gjithashtu. Për ekonominë e Maqedonisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar projekton rezultat negativ prej 4 për qind. Në mënyrë krahasuese, me vendet tjera të rajonit, kjo është në mesin e dështimeve më të vogla të rajonit – për Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë është projektuar rënies prej 5 për qind, për Malin e Zi dhe Kroacinë prej 9 për qind. Rritje më e lartë parashikohet për vitin 2021, kur pritet BPV-ja botërore të rritet për 5,8 për qind, ajo botërore për 4,8 për qind. Në rajon, gjithashtu, projeksioni është se numri më i madh i ekonomive do të kenë rritje prej mbi 5 për qind, si Serbia me 7,5 për qind, Republika e Maqedonisë së Veriut me 7 për qind, Bullgaria me 6 për qind, Kosova me 7,5, Shqipëria me 8, përveç Kroacisë për të cilën është projektuar rritje prej 4,9 për qind dhe Bosnjës e Hercegovinës prej 3,5 për qind.

Në Ministrinë e Financave është duke u ndjekur situata, janë duke u përgatitur projeksionet e reja, të cilat janë në përputhje me vlerësimet preliminare janë në linjën e projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kontraksioni më i madh pritet në tremujorin e dytë, më pas dukshëm më i vogël në tremujorin e tretë dhe tashmë stabilizim dhe rezultat pozitiv në të katërtin. Gjegjësisht, pritet të shënohet rënie, që do të jetë paksa më e butë në raport me rajonin, duke iu falënderuar fondamenteve të shëndosha makroekonomike, e më pas do të vijojë rritje më e lartë vitin e ardhshëm për kthimin e ekonomisë së Maqedonisë në trajektoren pozitive. Masat të cilat janë duke u ndërmarrë nga Qeveria për amortizimin e goditjes nga kriza ekonomike, që janë në formë të lehtësimeve tatimore, injektimeve likuiduese dhe masa të buta për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët, do të kontribuojnë drejt përmirësimit të epilogut ekonomik dhe përmirësimit më të shpejtë, gjithashtu.

Tri skenarët e publikuar para do kohë për përballje me pasojat nga virusi korona në ekonominë. Tashmë po kalon muaji i parë i tremujorit të dytë, në të cilin pritet edhe goditja më e madhe. Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i keni në dispozicion cili prej këtyre skenarëve do të kishte ndodhur?

– Prilli dhe maji janë muajt në të cilat pritet goditja më e madhe, gjegjësisht rezultate më të dobëta në aspektin e arkëtimit të të ardhurave, në përputhje me aktivitetin e ngadalësuar ekonomik. Si është situata tani? – Nëse krahasohet periudha prej fillimit të muajit prill e deri nga mesi i prillit, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, arkëtimi i të ardhurave të përgjithshme është më i vogël për 20,7 për qind, derisa te tatimet dhe kontributet për 20,1 për qind arkëtim më të vogël. Realizimi në prill është në kuadër të skenarit të parë prej tre skenarëve, gjegjësisht skenari më i volitshëm, ndonëse kryesisht projeksionet për realizimin e të ardhurave në të tre skenarët janë të ngjashme duke marrë parasysh se në të gjitha parashikohet goditja më e madhe të jetë në tremujorin e dytë. A do të ndodhë skenari më i volitshëm, ose skenari i mesëm, varet para së gjithash nga ajo që do të ndodhë në prill, gjegjësisht kryesisht çfarë do të ndodhë në tremujorin e tretë, periudha për rikuperim – sa shpejtë do të kthehen gjërat në normalitet. Për këtë qëllim do të krijohen edhe masa të reja, do të ndërmerren aktivitete të reja që ekonomia të kthehet shpejtë në shtegun e rritjes.

Cilat janë të ardhurat në Buxhetin?

– Që nga fillimi i vitit e deri nga mesin e prillit rënia e të ardhurave të përgjithshme është 3,1 për qind në raport me vitin e kaluar për periudhën e njëjtë, me 6,9 për qind rënie të të ardhurave tatimore dhe rritje kumulative të të ardhurave prej 10,4 për qind.

Nga ana tjetër, ana e shpenzimeve është në kuadër të projeksioneve, por janë bërë rishpërndarje të konsiderueshme mes shfrytëzuesve buxhetor dhe shkurtimit të mjeteve te thuajse të gjithë shfrytëzuesit buxhetor, në drejtim të racionalizimit të mjeteve janë shkurtuar pagat e funksionarëve, shpenzime për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe shpenzime kapitale dhe shpenzime të tjera që janë në funksion të luftës kundër Covid-19. Mjetet nga këto shkurtesa do të orientohen drejt pakos së parë dhe të dytë të masave për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët të cilët përballen me pasojat nga kriza shëndetësore-ekonomike.

Për financimin e deficitit dhe nevojave likuiduese janë marrë 176 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të merren edhe rreth 140 milionë euro përmes Bankës Botërore, si dhe mjete nga fondet e Bashkimit Evropian për tejkalimin e krizës. Javën e kaluar dërguam kërkesë formale për shfrytëzimin e instrumentit për stabilitet makro-financiar nga BE-ja. Sot Komisioni Evropian zyrtarisht e njoftoi lajmin për pakon për stabilitet makro-ekonomik prej 3 miliardë euro, ndërsa në përputhje me analizën preliminare Republikës së Maqedonisë së Veriut  do t’i lihen në dispozicion 160 milionë euro. Gjithashtu, e filluam procedurën për lëshimin e eurobonos, që pritet të finalizohet në fund të muajit maj.

Suzi Koteva Stoimenova

Back to top button
Close
Close