0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Angellovska: Për dy muaj 203.605 shikime në “Financa të hapura”, transparenca mbetet prioritet për ne

Për dy muaj platforma “Financa të hapura” i ka pasur 203.605 shikime prej 19.000 përdoruesve, të cilët mesatarisht kanë qëndruar nga 7.07 minuta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Shkup, 25 janar 2020 (MIA) – Për dy muaj platforma “Financa të hapura” i ka pasur 203.605 shikime prej 19.000 përdoruesve, të cilët mesatarisht kanë qëndruar nga 7.07 minuta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Më shumë hapje, gjegjësisht 92 për qind janë nga vendi, dy për qind nga SHBA, një nga Gjermania dhe pesë për qind tjetër nga disa vende përfshirë Serbinë, Austrinë, Bullgarinë…

“Para dy muajve, e hapëm Thesarin e shtetit për inspektim nën syrin vigjilent të publikut. Qytetarët tani mund të ndjekin se ku shkon çdo denar prej arkës shtetërore. Transparenca mbetet prioritet i yni. Përveç “Open Finance”, së shpejti do të hapim edhe platformën e borxhit publik që do t’i lejojë publikut ta ndjekë borxhin, gjegjësisht detyrimet dhe shlyerjet e tyre”, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Sipas saj #ОтворениФинансии open.finance.gov.mk është shkalla më e lartë e transparencës dhe llogaridhënies fiskale.

Transparenca fiskale, shton, është baza në ndërtimin e sistemit efikas të financave publike, mbi të të cilat mbështetet rritja ekonomike dhe zhvillimi i çdo vendi. shk/

Back to top button
Close
Close