BiznesBiznes.PortalEkonomi

Angellovska në “Woman in Tech”: Kriza solli mundësi për gratë sipërmarrëse dhe digjitalizimin

Kjo krizë Kovid-19 ka sjellë sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë mundësi për teknologjinë dhe gratë sipërmarrëse dhe duhet të shfrytëzohet për t'i bërë gjërat më të mira në të ardhmen, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në konferencën virtuale ndërkombëtare të organizuar nga "Women in Tech" në panelin me temë "Vizionin diplomatik për të inkurajuar gratë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë".

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Kjo krizë Kovid-19 ka sjellë sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë mundësi për teknologjinë dhe gratë sipërmarrëse dhe duhet të shfrytëzohet për t’i bërë gjërat më të mira në të ardhmen, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në konferencën virtuale ndërkombëtare të organizuar nga “Women in Tech” në panelin me temë “Vizionin diplomatik për të inkurajuar gratë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”.

Angelovska, siç u njoftua sot nga Ministria e Financave, theksoi se mënyra digjitale është e vetmja për tu zhvilluar dhe ecur përpara.

“Mënyra digitale është mënyra e vetme për tu zhvilluar, për të shkuar një hap më para. Nuk e kemi më mundësinë për të zgjedhur nëse duhet të punojmë në mënyrë tradicionale apo digjitale, tani të gjithë duhet të përshtaten. Kjo duhet të përdoret me mençuri, veçanërisht nga gratë sipërmarrëse. Kjo pandemi do të përfundojë – dhe kur të ndodhë, varet nga ne me sa zgjuarsi, efektivitet dhe më të mirë do të funksionojmë. E gjitha varet nga sa shpejt i përshtatemi situatës. Të punësuarit, qytetarët dhe kompanitë do të kenë aftësi të reja, do të zhvillohen modele të reja biznesi, shumë do të ndryshojnë dhe teknologjia do të luajë patjetër  rol kryesor në të gjithë këtë, në çdo veprimtari dhe ekonominë në botë”, ka thënë Angelovska.

Në konferencën ndërkombëtare virtuale “Gratë në teknologji” marrin pjesë 150 folës prej 60 vendeve në botë. Angelovska, ndryshe është një prej gjashtë ambasadoreve të para në tregtinë digjitale UNKTAD – trup i Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim. sn/

Back to top button
Close
Close