0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Angellovska në FB: Ndahet transha e parë e kredive të lira, ruhet likuiditeti i kompanive

Përmes ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë sigurohet funksionimi i tij normal dhe stimulohet aktiviteti ekonomik - kompanitë mund t'i servisojnë obligimet e tyre të rregullta, por edhe të ndërmarrin aktivitete investuese që është me rëndësi të madhe për tejkalimin e periudhës së krizës, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në Fejsbuk me rastin e ndarjes së transhës së parë të kredive të lira nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 31 korrik 2020 (MIA) – Përmes ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë sigurohet funksionimi i tij normal dhe stimulohet aktiviteti ekonomik – kompanitë mund t’i servisojnë obligimet e tyre të rregullta, por edhe të ndërmarrin aktivitete investuese që është me rëndësi të madhe për tejkalimin e periudhës së krizës, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në Fejsbuk me rastin e ndarjes së transhës së parë të kredive të lira nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut.

Janë ndarë 25,6 milionë euro me shkallë interesi prej 1,6 për qind në 105 kompani të prodhimtarisë, hotelierisë, transportit, tregtisë dhe shëndetësisë.

“Kjo linjë kreditore ishte pjesë e paketës së dytë të masave të Qeverisë. Mjetet janë siguruar përmes Bankës Investuese Evropiane. Shteti i ka suvnecionuar një pjesë së shkallës së interesit me qëllim të kredive të mund të ofrohen përmes bankave komerciale me shkallë interesi deri në 1,6 për qind”, shkroi Angellovska.

Bashkë me Kovid 1 dhe Kovid 2 linjat kreditore pa interes të Bankës Zhvillimore, në ekonomi deri më tani janë injektuar 38 milionë euro për përmirësimin e likuiditetit gjatë krizës së Kovid-19. Janë mbështetur gjithsej 1.436 ndërmarrje dhe 16.777 vende pune. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close