BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Angellovska: Ligji për automjete motorike është ligj tërësisht i ri, ai ofron zgjidhje joselektive dhe sistematike

Zgjidhje sistemore joselektive ofrohet me Ligjin e ri për automjete motorike, i cili është në procedurë kuvendore, e i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020. Ky ligj po ashtu vendos komponentë ekologjike, e cila nënkupton se ata të cilët ndotin do të paguajnë tatim më të lartë. Lartësia e këtij tatimi do të vërtetohen me vendim, i cili do të miratohet pas kalimit të ligjit, dhe do të definohet sa do të jetë tatimi ndaj vlerës së veturës, dhe sa tatimi për ndotje. Kështu njoftoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, në përgjigjen e gazetarëve.

Shkup, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Zgjidhje sistemore joselektive ofrohet me Ligjin e ri për automjete motorike, i cili është në procedurë kuvendore, e i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020. Ky ligj po ashtu vendos komponentë ekologjike, e cila nënkupton se ata të cilët ndotin do të paguajnë tatim më të lartë. Lartësia e këtij tatimi do të vërtetohen me vendim, i cili do të miratohet pas kalimit të ligjit, dhe do të definohet sa do të jetë tatimi ndaj vlerës së veturës, dhe sa tatimi për ndotje. Kështu njoftoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, në përgjigjen e gazetarëve.

“Bëhet fjalë për ligj tërësisht të ri, i cili sistematikisht adreson çështje të caktuar, joselektive, gjegjësisht flasim për ligj, i cili u përgatit nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Doganës, dhe e cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar. Për herë të parë kemi këso ligji, i cili vendos komponentë ekologjike, e i cili thotë se ata të cilët ndotin më pak do të paguajnë më pak tatim, ata të cilët ndotin më shumë do të paguajnë tatim më të lartë. Paraprakisht kjo quhej akcizë dhe ishte e rregulluar me Ligjin për akciza dhe tash kjo nuk është e rregulluar atje, kemi Ligj të ri për automjete motorike, sipas shembullit të shteteve të zhvilluara”, tha ministrja e Financave, Angellovska, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se është shfrytëzuar modeli i Kroacisë, ku janë treguar rezultate të rëndësishme me destimulimin e blerjes së veturave që ndotin dhe sipas ministres Angellovska, lehtë do të jetë pas një kohe të caktuar për gjashtë muaj apo një vit të shihet si kjo ka ndikuar në krahasim me vitet paraprake, vallë më pak importohen vetura që janë ndotës më të mëdhenj.

Ndryshe, ajo sqaroi se është formuar grup pune i cili ka punuar në vlerësimin se ku do të jenë efektet më të mira, për shkak se në të njëjtën kohë po përpunohen projekte të ndryshme për adresimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe se mjetet duhet të investohen më së miri në zgjidhje sistemore dhe ku nuk do të jetë mënyra selektive dhe nuk do të zgjidh asgjë në afat të gjatë.

Propozimi ligji në fjalë është futur në procedurë kuvendore, dhe i njëjti sot është vendosur në rend dite të Komisionit për financa dhe buxhet. oxh/

 

Back to top button
Close
Close