0_Maqedoni.PortalPolitikë

Angellovska: Çdo ministër do të dëshironte të mundet të propozojë shpërblim për njerëzit e tij por duhet të jemi të matur dhe realë

Çdo ministër do të dëshironte të mundte të propozojë shpërblim për njerëzit e vet. Por, propozimi nuk korrespondon me kërkesat se çfarë është dorëzuar gjatë përpilimit të ribalancit. Dy ditë pas një ribalanci modest duhet të gjithë të jemi realë dhe të matur, deklaroi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth pagave prej 15 mijë denarë shtesë për edhe të punësuarit në MPB, të cilat i paralajmëroi ministri Naqe Çulev.

Shkup, 21 maj 2020 (MIA) – Çdo ministër do të dëshironte të mundte të propozojë shpërblim për njerëzit e vet. Por, propozimi nuk korrespondon me kërkesat se çfarë është dorëzuar gjatë përpilimit të ribalancit. Dy ditë pas një ribalanci modest duhet të gjithë të jemi realë dhe të matur, deklaroi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth pagave prej 15 mijë denarë shtesë për edhe të punësuarit në MPB, të cilat i paralajmëroi ministri Naqe Çulev.

Kjo krizë, tha Angellovska, e nxori më të mirën prej numrit më të madh të profesionistëve që punojnë në sektorin publik dhe këtu gjithsesi edhe të atyre të cilët kujdesen për rendin, qetësinë dhe sigurinë, këtu janë policët, këtu është Armata, zjarrfikësit, inspektoratet, punonjësit komunalë…

Sipas saj, edhe në Ministrinë e Financave edhe në Shtabin e krizave edhe në arkë, në borxhin publik ka persona të cilët janë kujdesur të gjejnë mjete, ta përpilojnë ribalancin, të gjejnë mënyra për financimin e masave që të mbështeten qytetarët dhe ekonomia dhe të cilët kanë punuar edhe të shtunave edhe të dielave.

“Të gjithë njerëzit të cilët për këtë krizë u angazhuan dhe punojnë natë e ditë duhet të shpërblehen, pasi këta njerëz nuk e kishin atë privilegj të punojnë nga shtëpia, të mos i ekspozohen rrezikut për dallim prej këtyre për të cilët po flasim policinë, Armatën dhe të gjithë. Vlerësoj se ne si anëtarë të Qeverisë mbajmë përgjegjësi akoma më të madhe në këtë krizë dhe duhet të jemi më të matur, realë dhe racionalë në të gjithë këtë proces”, deklaroi Angellovska.

Ribalanci, theksoi ajo, u përpilua para dy ditësh dhe ministri i Punëve të Brendshme ka qenë me të vërtetë bashkëpunues gjatë përpunimit.

“Ai dorëzoi propozim për shkurtim prej 88 milionë denarësh në MPB. Ky propozim ishte efektiv. Propozimi nuk korrespondon me kërkesën që është dorëzuar gjatë përpilimit të ribalancit”, deklaroi Angellovska. shk/

 

Back to top button
Close
Close