0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomiMakedonija.Slajder

Angellovska: Buxheti është në kondicion të mirë, interesat e qytetarëve para pikave politike

Ministrja e Financave Nina Angellovska sot porositi se Buxheti është në kondicion të mirë dhe se financat janë të qëndrueshme. U bëri apel subjekteve politike të sillen me përgjegjësi dhe interesat të qytetarëve të jenë para pikëve politike dhe vëmendjes mediatike.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Ministrja e Financave Nina Angellovska sot porositi se Buxheti është në kondicion të mirë dhe se financat janë të qëndrueshme. U bëri apel subjekteve politike të sillen me përgjegjësi dhe interesat të qytetarëve të jenë para pikëve politike dhe vëmendjes mediatike.

Në konferencë për shtyp në Qeveri, Angellovska tha se realizimi i të ardhurave të përgjithshme arrin 97 për qind dhe se pret edhe sivjet të ketë realizim të anës së të ardhurave, ndërsa rregullisht servisohet edhe ana e të dalave.

Ajo theksoi se do të vazhdojë pagesa e rregullt e pensioneve të cilat edhe do të rriten, ndërsa do të paguhen edhe paga më të larta në arsim dhe shëndetësi. Borxhet e vjetra rregullisht do të paguhen, ndërsa ankandet e letrave shtetërore me vlerë po zhvillohen në pajtim me kalendarin paraprakisht të përcaktuar. Borxhi publik është i qëndrueshëm dhe arrin 47,7 për qind.

Deri në fund të muajit, siç paralajmëroi Angellovska, duhet të jetë gati edhe platforma për borxhin publik e cila do të mundësojë shqyrtim të qartë të borxhit të përgjithshëm.

Sipas Angellovskës, me një dinamikë të mirë po zhvillohet edhe projekti për subvencionimin e pagave, si dhe kthimi i TVSH-së ndaj firmave. Vetëm në 16 ditët e para të muajit janë paguar 926 milionë denarë kthim të TVSH-së ndaj firmave. Rezultate të shkëlqyera, siç tha Angellovska,  jep edhe masa për kthimin e TVSH-së ndaj qytetarëve. Pagesa e re pritet tashmë muajin e ardhshëm, ndërsa përmes lojës shpërblyese e cila është plotësim i masës, deri më tani janë ndarë shpërblime në vlerë prej 1,8 milionë denarë.

Bashkëpunimi me zëvendësministren e Financave në Qeverinë teknike, Angellovska e vlerësoi si profesionale, korrekte dhe në nivel solid. “Kemi bashkëpunim lidhur me rrjedhjen e informacioneve”, tha Angellovska.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close