0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiIntervistëMakedonija.SlajderMIA Investigon

Angell Dimitrov për MIA-n: Gjysma e kompanive lajmëruan rënie të aktiviteteve ekonomike për mbi 50 për qind

Rënie e aktiviteteve ekonomike për mbi 50 për qind kanë lajmëruar 46 për qind e kompanive, derisa vetëm katër për qind janë prononcuar se kriza me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e tyre. Rreth 85 për qind e kompanive shprehen se kanë të ardhura të ulëta nga qarkullimi i produkteve dhe shërbimeve. Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve Angell Dimitrov, në intervistën për MIA-n shprehet se përkundër të gjithave, rezultatet nga anketa që e kanë bërë, vetëm dhjetë për qind e kompanive janë vendosur për përjashtimin e punëtorëve. Pjesa më e madhe e tyre, bën të ditur ai, shfrytëzojnë orar të shkurtuar të punës, pushim të paguar vjetor dhe një pjesë e vogël e tyre pushim të detyrueshëm vjetor.

Shkup, 2 maj 2020 (MIA) – Rënie e aktiviteteve ekonomike për mbi 50 për qind kanë lajmëruar 46 për qind e kompanive, derisa vetëm katër për qind janë prononcuar se kriza me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e tyre. Rreth 85 për qind e kompanive shprehen se kanë të ardhura të ulëta nga qarkullimi i produkteve dhe shërbimeve. Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve Angell Dimitrov, në intervistën për MIA-n shprehet se përkundër të gjithave, rezultatet nga anketa që e kanë bërë, vetëm dhjetë për qind e kompanive janë vendosur për përjashtimin e punëtorëve. Pjesa më e madhe e tyre, bën të ditur ai, shfrytëzojnë orar të shkurtuar të punës, pushim të paguar vjetor dhe një pjesë e vogël e tyre pushim të detyrueshëm vjetor.

Si është gjendja me kompanitë që janë anëtare tuaja pas krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit korona dhe çfarë tregoi anketa që e paralajmëruat para do kohë?

Nga anketa e bërë e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë shihet se thuajse të gjitha kompanitë pësuan një dëm të caktuar nga gjendja me virusin korona. Vetëm katër për qind e kompanive të anketuara kanë deklaruar se kriza nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e tyre, 10 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë rënien në punë deri më 20 për qind, 24 për qind kanë deklaruar se kanë rënie të të ardhurave mes 20 dhe 50 për qind, 12 meqë janë mbyllur tërësisht, te tre për qind te të cilat ka lëvizje pozitive edhe në këtë krizë dhe numri më i madh – 46 për qind kanë deklaruar se kanë rënie të aktiviteteve ekonomike mbi 50 për qind.

A ka tashmë përjashtime për shkak të pamundësisë për të siguruar paga për të punësuarit ose nga ana tjetër paralajmërime për përjashtime?

Anketa jonë tregoi se vetëm 10 për qind e kompanive janë vendosur për përjashtimin e të punësuarve, derisa nga të tjerët, numri më i madh shfrytëzojnë orarin e shkurtuar të punës, pushimin e paguar vjetor dhe një pjesë e vogël e tyre pushimin e detyrueshëm vjetor.

A kanë kompanitë marrëveshje të anuluara nga partnerët e biznesit dhe në çfarë përmasa?

Në anketën mbi 85 për qind e kompanive kanë shprehur të ardhura të zvogëluara nga qarkullimi i shërbimeve, që do të thotë se nga zvogëlimi i të ardhurave dhe përfitimit për sivjet do të kursehen një numër shumë i vogël i kompanive në vend.

Sa janë kompanitë të kënaqura nga masat që i ndërmori Qeveria për përballje me pasojat, a janë me kohë dhe të mjaftueshme?

Numri më i madh i kompanive të anketuara treguan pakënaqësi nga masat e publikuara për mbështetje ekonomike, por duhet doemos të theksojmë se anketa është zbatuar gjatë periudhës para miratimit të dekretit me të cilin u lehtësuan kriteret për aplikim, veçanërisht kriteri për ruajtjen e numrit të të punësuarve.

A nevojiten masa plotësuese dhe në çfarë drejtimi do të duhej të lëvizin?

Në anketën nuk hasëm në disa masa specifike që i propozojnë punëdhënësit. Të menduarit e tyre kryesisht lëvizin në kuadër të masave tashmë të propozuara nga Qeveria, e këto janë masa për ruajtjen e likuiditetit, masa për lehtësime tatimore dhe prolongim të obligimeve tatimore dhe masa për subvencione për mbajtjen e të punësuarve. Prandaj, nevojitet që në të ardhmen të rriten shumat e mjeteve, të lehtësohen kriteret për aplikim dhe varësisht nga situata të vazhdohet vlefshmëria e tyre.

Sa kanë arritur kompanitë të përshtaten me situatat edhe aty ku mund të ridestinojnë prodhimtarinë ose ta ndryshojnë mënyrën e punës?

Kuptohet se të gjitha kompanitë tentuan të përshtatin punën e tyre sipas masave dhe rekomandimeve të ndërmarra për distancim social dhe izolim. Shumica prej tyre vendosën punë nga shtëpia, e shkurtuan orarin e punës, i ndërmorën të gjitha masat për mbrojtje në hapësirat e punës, ndërsa në prodhimtari vendosën disa produkte të reja. Kuptohet kjo ndryshon nga dega në degë. Në disa degë të caktuara, ku me dekret u është ndaluar veprimtaria, kompanitë nuk kishim shumë mundësi për vendosjen e ndryshimeve në punë.

A e vështirësuan procesin e prodhimtarisë masat për mbrojtjen e të punësuarve në përputhje me dekretet qeveritare, a e shtrenjtoi dhe a ka informacione për kompani të mbyllura dhe si do të startonin?

Thuajse asnjë kompani nuk do të dalë pa pasoja nga kjo situatë. Disa humbën shumë orë pune për shkak të mungesave të mëdha nga puna, për shkak të ngecjes në furnizimin me repromateriale, te disa ka ndërprerje të dërgesës së produkteve të gatshme drejt blerësve, te të tjerë ka ngecje në pagesën e mallrave dhe shërbimeve tashmë të dërguara, ndërsa për fat të keq, rreth 10 për qind ishin të detyruar që të ndërpresin tërësisht realizimin e veprimtarisë së tyre. Kjo do të thotë se pasojat negative nuk janë vetëm për shkak të masave të ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por edhe për shkak të çrregullimit të sistemit të furnizimit dhe shitjes me partnerët jashtë vendit. Kuptohet se kompanitë që do të mbeten aktive, së paku me dëme të mëdha, do të vazhdojnë më lehtë tutje, për dallim nga kompanitë të cilat do të falimentojnë tërësisht.

Në këtë moment është më me rëndësi se si do të zhvillohet situata me pandeminë më tutje, nëse së shpejti do të stabilizohet ose mund të presim edhe valë të re në vjeshtë. Nëse deri në qershor krijohen kushtet e domosdoshme që të fillojmë të punojmë normalisht, atëherë ekziston mundësia që deri në fund të vitit të kompensojmë një pjesë të dëmeve që jemi duke i pësuar në këtë periudhë.

Sllavica Stefanovska

Back to top button
Close
Close