0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Andrikiene për MIA-n: Misioni për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është me forma të njëjtë si edhe misionet në Serbi, Kroaci dhe Poloni

Formati i zbatuar i misionit për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në misionet e zbatuara gjatë zgjedhjeve të paradokohshme në Serbi, Kroacia dhe Poloni dhe ai mundëson vëzhgim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, që e shikojmë si proces që është më shumë sesa dita e zgjedhjeve. Dua t’ju siguroj, se ODIHR-ja dhe misioni i saj special për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut janë të përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tyre të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve të rëndësishme edhe përkundër sfidave.

Shkup, 12 korrik 2020 (MIA) – Formati i zbatuar i misionit për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në misionet e zbatuara gjatë zgjedhjeve të paradokohshme në Serbi, Kroacia dhe Poloni dhe ai mundëson vëzhgim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, që e shikojmë si proces që është më shumë sesa dita e zgjedhjeve. Dua t’ju siguroj, se ODIHR-ja dhe misioni i saj special për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut janë të përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tyre të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve të rëndësishme edhe përkundër sfidave.

Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi Laima Andrikiene – shefe e Misionit special të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së për vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik në vendin tonë.

– Pandemia e KOVID-it u krijon shumë sfida të gjithë faktorëve zgjedhorë në të gjitha vendet e prekura: administratës zgjedhore, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe gjithashtu aktiviteteve për vëzhgimin e zgjedhjeve. Vëzhgimi i paradokohshëm i zgjedhjeve në ODIHR, krahasuar me vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni (raundi i parë më 28 qershor, i dyti më 12 korrik) ose zgjedhjeve parlamentare në Serbi (28 qershor) kanë format të njëjtë, gjegjësisht misione speciale për vlerësimin e zgjedhjeve. Formati i zbatuar mundëson vëzhgim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, që e shikojmë si proces që është më shumë sesa dita e zgjedhjeve, dhe dua t’ju siguroj, se ODIHR-ja dhe misioni i saj special për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut janë të përkushtuara në plotësimin e mandatit të saj të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve të rëndësishme edhe përkundër sfidave, shprehet Andrikiene.

Njëherësh, ajo thekson se Maqedonia e Veriut është vend sovran që ka përgjegjësi të garantojë zgjedhje korrekte dhe demokratike në favorin e të gjithë qytetarëve të saj.

Lidhur me atë se si pandemia e KOVID-it do të reflektojë në pjesëmarrjen në zgjedhje, shefja e Misionit të ODIHR-it shprehet se shumë rrethana ndikojnë në pjesëmarrjen dhe ajo është e ndryshme në secilin vend.

– Ekzistojnë shumë rrethana që përcaktojnë pjesëmarrjen dhe secili vend është i ndryshëm. Zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe në Kroacia kishin pjesëmarrje më të vogël sesa në zgjedhjet paraprake, por megjithatë të lartë, në Serbi – 48,88 për qind dhe në Kroaci – 46,9 për qind. Nga ana tjetër, në Poloni pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 64,51 për qind që është njëri prej më të lartëve në historinë e zgjedhjeve demokratike në vend, shprehet Andrikiene.

Vijon intervista e plotë me shefen e Misionit special të OSBE/ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

OSBE/ODIHR më 22 korrik e filloi monitorimi i misionit të procesit zgjedhor me ftesë të autoriteteve maqedonase, që zhvillohet në kushte të posaçme të pandemisë me Kovid-19. Cilat janë përshtypjet për pjesën e deritanishme të procesit të zgjedhjeve, a ka vërejtje në raport me respektimin e angazhimeve të OSVE-së dhe standardeve ndërkombëtare për proces demokratik zgjedhor?

– Në tri javët e fundit realizuam takime jo vetëm me liderët dhe/ose udhëheqësit e fushatës së të gjitha partive më të mëdha politike, por edhe atyre më të vogla, që nuk kanë përfaqësues të tyre në Parlament, por edhe me një numër të madh të organizatave joqeveritare të përfshira në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, si MOST, CIVIL, etj.. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Brendshme, si dhe institucionet tjera shtetërore janë bashkëbiseduesit tanë gjatë kësaj fushate zgjedhore. Realizuam takime në Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Shëndetësisë, gjithashtu takime me përfaqësuesit e Gjykatës Administrative, anëtarët e Komisionit të sëmundjeve ngjitëse, etj. Gjatë kësaj jave, unë personalisht në shoqëri të anëtarëve të tjerë të Ekipit themelor vizitova një numër të madh të komisioneve shtetërore të zgjedhjeve, në Gostivar, Vrapçisht, Tetovë, Kumanovë dhe Ilinden, ku realizuam takime me kryetarët, sekretarët dhe anëtarët e komisioneve.

Misionet vëzhguese të ODIHR-së janë të përkushtuar në parimin e mospërzierjes dhe prandaj nuk japim vlerësim para ditës së zgjedhjeve, por më 16 korrik do të lëshojmë deklaratë për gjetjet dhe konstatimet preliminare lidhur me procesin e zgjedhjeve. Po atë ditë do të mbajmë konferencë për media në të cilën do t’i prezantojmë këto gjetje. Raporti ynë përfundimtar do të publikohet rreth tetë javë pas ditës së zgjedhjeve, me konstatime dhe rekomandime potenciale.

Misionin e realizoni me ekip kryesor prej nëntë ekspertëve ndërkombëtarë, ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga KSHZ-ja për ditën e zgjedhjeve keni akredituar 47 vëzhgues ndërkombëtarë. Kush janë gjithë ata që janë përfshirë në ekipin tuaj të vëzhguesve dhe cilat aspekte të procesit të zgjedhjeve do të ndiqen?

– Misioni ynë i ndjekë me kujdes dhe thellë të gjitha aspektet e procesit të zgjedhjeve. Ekipi themelor përbëhet prej nëntë anëtarëve prej nëntë vendeve-pjesëmarrëse në OSBE. Unë jam nga Lituania, zëvendës shefi i misionit është nga Polonia, anëtarët tjerë të Ekipit themelor janë nga: SHBA-ja, Britania e Madhe, Ukraina, Spanja, Bjellorusia, Hungaria dhe Kirgistani. Analistët tanë përfshijnë tema që përfshijnë: administratën zgjedhore, regjistrimin e zgjedhësve, fushatën zgjedhore dhe financimin e fushatës, mbulim mediatik të zgjedhjeve, ankimet/ankesat dhe mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve dhe kornizën e përgjithshme juridike për procesin e zgjedhjeve.

Misioni përfshin monitorim gjithëpërfshirës të mediave gjatë periudhës së fushatës, gjë që kontribuojë në vlerësimin e fushatës. Për formatin rrjedhës të Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve, të sistemuar në Maqedoninë e Veriut, akredituam 26 vëzhgues, ndërsa te ata bëjnë pjesë ekspertët ndërkombëtarë dhe personeli kombëtar për mbështetje.

Autoritetet e Maqedonisë i përcaktuan protokollet për votim në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. A keni vërejtje për protokollin dhe nëse kjo do të ndikojë në pjesëmarrjen e votuesve duke marrë parasysh edhe përvojat tashmë të përvetësuara nga zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe në Kroaci dhe zgjedhjet presidenciale në Poloni?

– Ne jemi këtu që ta vlerësojmë harmonizimin e procesit zgjedhor me obligimet dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me legjislaturën kombëtare. Ne jemi shumë të interesuar që t’i ndjekim masat që zbatohen në faza të ndryshme të procesit të zgjedhjeve për shkak të pandemisë së Kovid-19, kështu që i ndjekim me kujdes edhe përshtatjet e procedurës në ditën e votimit. Njëherësh, do të doja të theksoj, se ne vetë jetojmë dhe punojmë rreptësisht sipas rekomandimeve të dhëna.

Ekzistojnë shumë rrethana që përcaktojnë pjesëmarrjen dhe secili vend është i ndryshëm. Zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe në Kroacia kishin pjesëmarrje më të vogël sesa në zgjedhjet paraprake, por megjithatë të lartë, në Serbi – 48,88 për qind dhe në Kroaci – 46,9 për qind. Nga ana tjetër, në Poloni pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 64,51 për qind që është njëri prej më të lartëve në historinë e zgjedhjeve demokratike në vend.

Çfarë aktivitetesh do të zbatoni në ditën e votimit duke marrë parasysh numrin e kufizuar të vëzhguesve dhe llojin e jostandardizuar të misionit për shkak të pandemisë?

– Të gjithë ne jetojmë dhe punojmë në këtë vend në një rrethim të njëjtë, në aktivitetet tona për vëzhgim ndikojnë edhe pandemia KOVID dhe misioni ynë duhet t’i përshtatet gjendjes momentale. Misioni ynë duhet t’i kufizojë udhëtime e tij në minimum në mënyrë që t’i minimizojmë gjurmët tona epidemiologjike në këtë vend, udhëtimet tona gjatë ditës së zgjedhjeve do të jenë të kufizuara dhe prandaj ne u japim prioritet sigurisë së vëzhguesve dhe qytetarëve të vendit nikoqir.

OSBE/ODIHR tradicionalisht del me konstatime preliminare për procesin e zgjedhjeve një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa raporti përfundimtar për gjithë procesin e zgjedhjeve vijon pas rreth dy muajve. A është i mundshëm problematizimi i Raportit në vend për shkak të karakterit specifik të misionit si Mision special për vlerësim?

– Pandemia e KOVID-it u krijon shumë sfida të gjithë faktorëve zgjedhorë në të gjitha vendet e prekura: administratës zgjedhore, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe gjithashtu aktiviteteve për vëzhgimin e zgjedhjeve. Misioni ynë special për vlerësimin e zgjedhjeve e filloi punën e tij në Shkup më 22 qershor, gjegjësisht para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, ndërsa i njëjti është sistemuar deri më 23 korrik.

Vëzhgimi i paradokohshëm i zgjedhjeve në ODIHR, krahasuar me vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni (raundi i parë më 28 qershor, i dyti më 12 korrik) ose zgjedhjeve parlamentare në Serbi (28 qershor) kanë format të njëjtë, gjegjësisht misione speciale për vlerësimin e zgjedhjeve. Formati i zbatuar mundëson vëzhgim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, që e shikojmë si proces që është më shumë sesa dita e zgjedhjeve, dhe dua t’ju siguroj, se ODIHR-ja dhe misioni i saj special për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut janë të përkushtuara në plotësimin e mandatit të saj të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve të rëndësishme edhe përkundër sfidave. Njëherësh, Maqedonia e Veriut është vend sovran që ka përgjegjësi të garantojë zgjedhje korrekte dhe demokratike në favorin e të gjithë qytetarëve të saj.

Violeta Gerov

Foto: Frosina Naskoviq

Back to top button
Close
Close