BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Amerika Jugore është në vend të dytë për nga numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19

Amerikan Jugore dhe Karaibet prej sot janë rajoni i dytë më i goditur në botë për nga numri i rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit të ri, me mbi 144.000 persona të vdekur.

Brazili, 13 korrik 2020 (MIA) – Amerikan Jugore dhe Karaibet prej sot janë rajoni i dytë më i goditur në botë për nga numri i rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit të ri, me mbi 144.000 persona të vdekur.

Me 144.758 të vdekur nga pasojat e Kovid-19, Amerikan Jugore dhe Karaibet i tejkaluan rastet e vdekjes në SHBA dhe në Kanada, dhe rajoni ndodhet prapa Evropës, ku jetën e humbën 202.505 njerëz.

Disa ekspertë theksojnë se sipas të gjitha gjasave, numri i rasteve të vdekjes në Amerikën Jugore  është shumë më i madh se numrat zyrtarë.

Brazili është shteti më i goditur, në të cilin jetën e humbën 72.100 njerëz përkatësisht pothuajse gjysma e rasteve të vdekjes në Amerikën Jugore,

Pas Brazilit pason Meksika me 35.006 të vdekur, më pas Peruja – 11.870 dhe Kili – 6.979 raste të vdekjes.

Me mbi 3.370.000 të vdekur, Amerika Jugore është në vend të dytë edhe për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-së dhe Kanadasë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close