0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalPolitikë

Ambasadori kosovar Dedaj e vizitoi Tomor Morinën në burgun “Shutkë”

- Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot në INP Burgu-Shkup e vizitoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, pasi dje Gjykata Themelore Penale - Shkup ia miratoi kërkesën për vizitë.

Shkup, 6 gusht 2019 (MIA) – Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot në INP Burgu-Shkup e vizitoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, pasi dje Gjykata Themelore Penale – Shkup ia miratoi kërkesën për vizitë.

Pas vizitës ambasadori Dedaj në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Tomori është shumë mirë, se nuk ndjehet fajtor dhe pret që të lirohet.

“Falënderojmë institucionet e Republikës se Maqedonisë se Veriut, drejtorinë e burgut Shutka në Shkup, per trajtimin korrekt e miqësor,për lejimin e vizitës sonë, ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i ndaluar kohë më parë, nga autoritetet e Maqedonisë se Veriut, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Interpolit! Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndjehej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist,në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejtë, do të kthehet ne familjen e tij dhe në Kosovë!”, shkruan ambasadori Dedaj në Fejsbuk.

Morina ishte arrestuar më 25 korrik të këtij viti në vendkalimin kufitar Bllacë pas një fletarresti të lëshuar nga Interpoli. Autoritetet serbe kërkojnë që Morina të ekstradohet në Serbi, ndërsa autoritet në Prishtinë, të lirohet dhe kthehet në Kosovë. fc/

Back to top button
Close
Close