BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Ambasadori i Izraelit në Serbi: E njohëm Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, sot deklaroi se nuk mund të ketë çështje për atë nëse Izraeli do ta njohë Kosovën apo jo, sepse, siç tha ai për N1, Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator.

Beograd, 21 shtator 2020 (MIA) – Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, sot deklaroi se nuk mund të ketë çështje për atë nëse Izraeli do ta njohë Kosovën apo jo, sepse, siç tha ai për N1, Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator.

Në atë datë në Shtëpinë e Bardhë u nënshkruan marrëveshje në dy variante, ndërsa vetëm në dokumentin e nënshkruar nga Prishtina qëndron njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, sepse Beogradi nuk deshi të dakordohet me atë, por nuk mundi ta parandalojë vendimin sovran të Izraelit.

Ambasadori izraelit edhe njëherë e përsëriti atë, duke cekur se në takimin inaugurues me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa në pyetjen se si Vuçiqi e ka komentuar njohjen izraelite të Kosovës, Vilan deklaroi se ajo nuk është diçka nga e cila është i kënaqur Vuçiqi dhe nuk mbështetë diçka të tillë.

!Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, dhe kjo nuk është diçka që unë apo Vuçiqi do ta ndryshojmë. Duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javë e gjysmë në Uashington”, tha ambasadori izraelit.

“Tani duhet të shohim se si të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit”, tha Vilan për televizionin N1.

Më 16 shtator, menjëherë pas dorëzimit të letrave kredenciale presidentit Vuçiq, ai në deklaratë për Tanjugun tha se Izraeli akoma teknikisht nuk e ka njohur Kosovën, por theksoi se kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur kohë më parë në Uashington.

“Sa i përket Kosovës, kemi deklaratë nga kryeministri izraelit për njohje të ndërsjelltë të Izraelit dhe Kosovës. Deri më tani, nuk ndërmorëm hapa plotësues në terren, por ajo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”, tha atëherë Vilan. ab/

Back to top button
Close
Close