BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u bën thirrje të gjitha partive ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha partive që të respektojnë vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha presidentit Hashim Thaçi të drejtën për të ndarë mandatin kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratik të Kosovës, si partia e dytë e kualifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 maj 2020 (MIA) – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha partive që të respektojnë vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha presidentit Hashim Thaçi të drejtën për të ndarë mandatin kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratik të Kosovës, si partia e dytë e kualifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e mbrëmshme të Ambasadës kërkohet nga të gjithë liderët kosovarë të punojnë bashkarish “për tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimet e sotme dhe të gjitha vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve që të punojnë së bashku për tranzicion të qetë në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në kumtesën e përfaqësisë diplomatike të Uashingtonit në Prishtinë. ia/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close