BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ambasada e SHBA-së e përshëndeti zgjedhjen e qetë të Qeverisë së re të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e përshëndeti votimin e sotëm të qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 3 qershor 2020 (MIA) – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e përshëndeti votimin e sotëm të qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e Ambasadës, urohen subjektet kosovare për rrjedhën e qetë të mbledhjes dhe zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane. ia/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close